1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Palestinezët kthehen në gërmadhat e Gazës

Pas marrëveshjes për armëpushim 72-orësh mes Izraelit dhe Hamasit, banorët e Gazës po kthehen në shtëpitë të tyre për të shpëtuar atë që ka mbetur.

Nga ndërtesa katër katëshe ka mbetur vetëm skeleti i saj. Muret janë shkatërruar pothuajse tërësisht. Shtëpitë e fqinjve janë zhdukur. Disa pjesa të qytetit Shajaia në lindje të Gazës nuk mund të njihen. Umm Ibrahim El Ejla nuk mund tu besojë syve të saj. Kudo ajo shikon vetëm një fushë gri gërmadhash.

"Ku do të shkojmë tani? Çfarë do të bëjmë? Shikoni përreth, ky vend është kthyer në një qytet fantazmë", thotë ajo duke pëshpëritur. Nëna e 11 fëmijëve duket e këputur. Pas katër javësh luftime ajo pati mundësinë të kthehet për herë të parë në shtëpinë e saj. Por ka mbetur shumë pak nga ajo që quhet shtëpi.

"Na thanë të largoheshim. Në fillim shkuam tek fqinjët e më pas u strehuam në një shkollë të OKB, por edhe atje nuk ndiheshim të sigurtë", tregon ajo. Më shumë se 270,000 palestinezë gjetën strehim në 90 shkolla të administruara nga Agjencia e OKB për Refugjatët Palesitnezë (UNRWA). Tre nga këto shkolla u goditën gjatë sulmeve të Izraleit.

Gaza Shejaia

Qyteti Shejaia në Gaza



Infrastrukturë e dëmtuar

Në apartamentin ngjitur Farhana El Ejla është duke kërkuar në gërmadha për sende që mund të kenë shpëtuar. Pjesa më e madhe e moblijeve janë shkatërruar dhe mbuluar nga copa betoni e pluhuri. "Deri tani kemi ndenjur tek kushërinjtë tanë, por nuk mund të rrimë për një kohë të gjatë. Njerëzit këtu flasin për rindërtim të shtëpive të tyre, por asnjeri nuk e di se si do t'ia arrijnë këtij qëllimi", thotë ajo.

Nuk i dihet nëse do të lejohet kalimi i kufirit dhe lejimi i materialeve të ndërtimit. Nuk ka asnjeri kujt mund t'i kërkohet ndihmë dhe nuk dihet nëse armëpushimi 72 orësh do të vazhdojë edhe më shumë.

Jo vetëm shtëpia e El Ejla ka nevojë të rindërtohet por edhe shumë të tjera, që janë shkatërruar nga sulmet ajërore. Në disa rrugë sheh edhe ambulanca të shkatërruara. Të paktën dy shoferë ambulancash kanë humbur jetën nga bombardimet izraelite ndërkohë që po tentonin tu shpëtonin jetën disa të plagosurve. Për shkak se tubacionet e ujit janë shkatërruar një autobot i vogël shpërndan ujë tek banorët që janë kthyer. Në një shtëpi tjetër duket një bombë izraelite e pashpërthyer, por pavarësisht kësaj familjarët janë kthyer.

Israel Krieg Gaza Abzug Feuerpause Waffenstillstand 04.08.2014

Tërheqja e përkohshme ushtarëve izraleitë


Rikthehet jeta në Gazë

Disa dyqane janë hapur dhe rrugët janë me njerëz, të cilët janë në kërkim të gjërave që kanë nevojë. Tal'at As'ad ishte duke pritur në një radhë të gajtë për të blerë bukë. "Kjo është ajo që na ka ndodhur ne, të presim për pak bukë", thotë djaloshi. Zakonisht familja e bën bukën në shtëpi, por për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk mund ta bëjë më një gjë të tillë.

Edhe më përpara elektriciteti ka qenë i kufizuar nga 10 deri në14 orë në ditë, por tani në qytet ka vetëm dy orë furnizim me energji elektrike. Stacioni i vetëm energjitik u bombardua gjatë luftës dhe energjia që Gaza merr nga Egjipti dhe Izraeli nuk është e mjaftueshme. Furra e bukës punon me gjenerator, por edhe ky i fundit do të punojë për aq kohë se do të ketë naftë.#big#

Bisedime armëpushimi në Egjipt

Bisedime indirekte janë duke u zhvilluar në Kajro mes një delegacioni palestinez dhe Izraelit. Sidoqoftë lajmet që vijnë nga Egjipti nuk japin një ide të qartë se çfarë do të ndodhë në Gazë. Të gjithë duan t'i jepet fund gjendjes së luftës, por për disa kjo nuk është e mjaftueshme për të kaluar traumën e luftës.

Ayman Nijem qendron para shtëpisë së shkatërruar të të afërmve të tij në qytetin e Jabaliya. Shtëpia tre katëshe u godit nga një sulm ajror të dielën e shkuar dhe shtatë pjestarë të familjes së tij u vranë. "Izraelitët shënjestrojnë gjithëçka, ambulanca të kryqit të kuq, spitale, shkolla dhe ne civilët. Çdokush ka humbur dikë. Çfarë mendoni se do të bëjnë ata që kanë mbetur gjallë në të ardhmen? Do të mbrojnë vendin kundër pushtuesit", thotë me zemërim i riu.

Një tjetër fqinj, të cilit i është dëmtuar shtëpia nga një sulm ajëror thotë me qetësi: "Ne duam të jetojmë në qetësi dhe siguri, si çdo vend tjetër. Çdo gjë që ndodh këtu është e gabuar."