1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Palestinezët brohorasin, Izraeli proteston - Reagime për antarësimin e Palestinës në UNESCO

Tashmë është fakt - Palestina është anëtarja e 195-të e UNESCO-s. Palestinezët festojnë antarësimin si një sukses, kurse Izraeli vë në pikëpyetje procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Palestina pranohet në UNESCO

Palestina pranohet në UNESCO

Në Izrael kanë reaguar me zemërim ndaj vendimit të UNESCO-s, për të pranuar Palestinën si anëtare me të drejta të plota. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Yigal Palmor, tha se palestinezët siç duket nuk janë të interesuar për bisedime paqeje me Izraelin. Me përpjekjet e tyre për pranim në organizatat ndërkombëtare ata kanë shkaktuar një incident diplomatik.

"Kjo manovër e fundit e njëanshme e palestinezëve nuk shpie askund dhe vetëm sa do të bëjë më të vështira gjerat në rrafshin diplomatik. Ne mendojmë se kjo nismë është shumë e dëmshme për shanset e bisedimeve të vërteta të paqës. Palestinezët shënuan sërish një autogol dhe ne do të shqyrtojmë tani bashkëpunimin tonë me UNESCO-n".

Ministri i Jashtëm palestinez, Riad al-Maliki Elias Sanbar

Ministri i Jashtëm palestinez, Riad al-Maliki Elias Sanbar

Edhe liderja e opozitës Tzipi Livni, kritikoi pranimin e palestinezëve në organizatën e OKB-së. Ajo është edhe kundër presidentit të palestinëzeve Mahmud Abaz, i cili i është drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara me lutjen për pranimin e rajoneve autonome si anëtare të plotë në OKB, tha Livni në Knessetin izraelit.

"Është shumë keq për Izraelin që palestinezët sot janë pranuar në UNESCO, por gjëra të tilla po na ndodhin neve gjithnjë e me shpesh. Nëse Izraeli më në fund nuk ndërmerr vete iniciativa atëherë kjo do të vazhdojë. A e ngushëllon dikë fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i ndërpresin mjetet financiare për UNESCO-n? Nga fjalimi i kryeministrit unë e kuptova që tani ministria jonë e Jashtme po shqyrton mundësitë e ndërprerjes së bashkëpunimit em UNESCO-n. Në këtë mënyrë ne po vetizolohemi", tha Livni.

Për dallim në territoret e pushtuara palestineze vendimi i Parisit është pritur me gëzim dhe miratim. Presidenti i palestinezëve Mahmud Abbas, tha se pranimi është "Fitore e drejtësisë, barazisë dhe lirisë." Zëdhënësi i tij Ghassan Khatib tha në Ramallah:  "Kjo është pjesë e përpjekjeve për njohjen ndërkombëtare të palestinezëve", tha Khatib.

Ndërkaq ministrja e Turizmit Khouloud Daibes theksoi gjatë një konference për shtyp në Bethlehem se: "Anëtarësimi i plotë do të na i hapë dyert, para së gjithash kur bëhet fjalë për luftimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore që po ndodh nëpërmjet pushtimit dhe të fillojmë të mbrojmë qytetet palestineze të cilat mund të kërkojnë të futen në listën e trashgëmisë kuturore botërore.."

Autor: Bettina Marx / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama