1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Palestina nën hijen e Pranverës Arabe

Fatahu und Hamasi ranë dakord pë krijimin e qeverisë së përbashkët, për të kapërcyer përçarjen. Por intelektualët palestinezë kanë dyshime.

Demonstrata në Bregun Perëndimor

Demonstrata në Bregun Perëndimor

Kur para një viti filloi pranvera arabe me revolucionet në Tunizi dhe Egjipt, edhe në Palestinë u protestua kundër situatës. Në Ramallah dhe Gaza u zhvilluan demonstrata të të rinjve, por shumë shpejt ato u shuan nga forcat e sigurisë. Kërkesa kryesore e demonstruesve ishte përfundimi i ndarjes së palestinezëve. Autoritetet e autonomisë palestineze të dominuara nga Fatahu në Jordanin Perëndimor dhe udhëheqja e Hamasit në Gaza duhet ta kapërcenin konfliktin e tyre dhe të krijonin një qeveri të përbashkët, sepse vetëm me forca të bashkuara palestinezët do të ishin në gjendje të shkundnin pushtimin izraelit.

Jeta nën pushtim

Sot një vit më vonë për njerëzit në territoret e pushtuara nuk ka ndryshuar shumë gjë. Lëvizja revolucionare ka kaluar pa u ndjerë në Palestinë. Vetëm çështja e unitetit brendapalestinez vazhdon të jetë në rendin e ditës. "Ne jetojmë në ferr", thotë publicisti Hani al-Masri. "Pushtimi izraelit është ferr për ne palestinezët dhe ne mund ta luftojmë atë me sukses, vetëm kur të kapërcejmë përçarjen brenda nesh."

Hani Al Masri

Hani Al Masri

Al-Masri është drejtor i palestinian Center for Policy Research, një institut për hulumtimin e opinionit në Ramallah. Me optimizëm të matur ai vëzhgon afrimin e ngadaltë ndërmjet Fatahut dhe Hamasit. Vetëm kur dy kampet e armiqësuara të kapërcejnë dallimet, palestinezët do të shkundin nga supet e tyre okupacionin, është i bindur Al-Masri. Të dyja palët janë në rrugën e duhur, që kur shefi i Hamas-it Chaled Maschaal dhe presidenti i palestinezëve Mahmud Abbas i shtrinë njëri-tjetir dorën në Doha. Të dy udhëheqësit politikë ranë dakord më vonë në Kairo, për krijimin e një qeverie tranzicioni, që do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e planifikuara këtë vit. Në krye do të jetë Abaz si kryeministër, i cili është president i autoriteteve autonome, kryekomandant i forcave të armatosura dhe kryetar i PLO-së dhe Fatahut. Kjo është një rritje e madhe e pushtetit për presidentin, i cili në të kaluarën ka sinjalizuar shpesh së është i lodhur me postin dhe ka kërcënuar se do të tërhiqet nga politika.

Mahmoud Abbas dhe Khaled Mashaal në Doha

Mahmoud Abbas dhe Khaled Mashaal në Doha

Presion mbi palestinezët

Prandaj nuk është për t'u habitur, që ka rezistencë ndaj kësaj marrëveshjeje. sidomos brenda Hamas-it, që sheh këtu një problem konstitucional. Por mosmarrëveshje të tilla janë krejtësisht normale, thotë Al-Masri në një takim të fondacionit Heinrich Bëll, i afërt me partinë e Gjelbër në Berlin. Ato janë shprehje e një kulture të gjallë politike në shoqërinë palestineze.

Më problematike për Al-Masrin janë reagimet e qeverisë izraelite, e cila e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me një qeveri të tillë uniteti. Edhe bashkësia ndërkombëtare e mat Izraelin dhe palestinezët me kute të ndryshme. Ajo i vuri palestinezët nën presion dhe u bëri atyre kërkesa të imponuara, ndërsa Izraelin e ruan. Ajo bojkotoi Hamasin, ndërsa toleroi shprehjet ekstremiste të politikanëve izraelitë dhe "politikën raciste të partive izraelite", thotë Al-Masri në Berlin.

Në radhë të parë nga evropianët palestinezë presin qëndrim të drejtë dhe standarte të njëjta në trajtimin e palëve në konflikt. "Ne besojmë se çështja jonë është e drejtë dhe ne jemi të bindur, se bota nuk do ta durojë padrejtësitë kundër palestinezëve", thotë Al-Masri.

Pajtim ndërmjet Fatahut und Hamasit?

Por edhe në mesin e palestinezëve disa shohin me skepticizëm afrimin ndërmjet Fatahut dhe Hamasit. Ajo është arritur vetëm nën presionin e popullsisë, shpjegon gazetarja e njohur Wafa Abdel Rahman, themeluese e OJQ-së Filastiniyat. Sidomos të rinjtë në Bregun Perëndimor të Jordanit dhe në Rripin e Gazës kanë kërkuar nga udhëheqjet e tyre politike kapërcimin e ndarjes. Por marrëveshjet e Kairos nuk mjaftuan. Shumë çështje janë të pasqaruara, ose të zgjidhura në mënyrë të pamjaftueshme, thotë Rahman. Kështu forcat e sigurisë duhet bashkuar, përpara se të zhvillohen zgjedhje.

Wafa Abdel Rahman, gazetare

Wafa Abdel Rahman, gazetare

Përveç kësaj grupet e armatosura, që janë identifikuar me njërin prej dy kampeve politike, çpolitizohen, thotë Wafda Abdel Rahman. Qeveria provizore, që përbëhet nga ekspertë, duhet të zhvillojë një program politik, që mund të mbështetet për shembull në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së. Kështu do të ishte e pranueshme edhe për Hamasin dhe nuk do të refuzohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Rezistencë paqësore kundër pushtimit

Simpati të madhe Wafa Abdel Rahman ka për të ashtuquajturën kryengritje në Jordanin Perëndimor. Në të bëjnë pjesë demonstrata dhe aksione jo të dhunshme të mosbindjes civile ndaj fuqisë pushtuese izraelite. Rezistenca paqësore ka nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen e perëndimit, theksoi ai.

Diskutim në fondacionin Heinrich Böll

Diskutim në fondacionin Heinrich Böll

Edhe vëzhguesi politik palestinez Wafeeq Khaled al-Natour përshëndet demonstratat në Bregun Perëndimor të Jordanit, që drejtohen kundër shpronësimit të palestinezëve, kundër murit izraelit dhe kundër zgjerimit të kolonive. "Izraeli shkatërron zgjidhjen me dy shtete me politikën e ngulimeve dhe dëbimin e palestinezevë nga rajonet rurale të Bregut Perëndimor të Jordanit die Zweistaatenlësung", thotë ai. Çdo javë protestojnë kundër kësaj të rinj palestinezë, shpesh të mbështetur nga aktivistë izraelitë dhe ndërkombëtarë të paqes. Me demonstratat e tyre ata sollën kërkesat e pranverës arabe për liri, barazi dhe përfshirje sociale edhe në Palestinë. Kudo në Bregun Perëndimor të Jordanit zien, sidomos kur demonstratat shpërndahen nga ushtria izraelite me dhunë dhe udhëqësit arrestohen. Në qoftë se situata acarohet më tej, mund të krijohet një Intifadë e tretë, është vlerësimi i Al-Natour.

Autorin: Bettina Marx/Angjelina Verbica
Redaktoi: