1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pakti i Lisbonës në bankën e të akuzuarit - Gjykata Kushtetuese në Gjermani shqyrton kushtetueshmërinë

Çfarë do të ndodhë me paktin reformues të BE-së? Edhe Gjermania nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar. Gjykata Kushtetuese është duke kontrolluar a është Pakti i Lisbonës në përputhje me Kushtetutën gjermane.

default

Harta e ratifikimit të paktit reformues të BE-së. Aktualizimi i fundit 26.11.2008. (Me të kuqe është shënuar refuzimi, e gjelbra simbolizon ratifikimin, e verdha tregon se ku është ende i hapur procesi i ratifikimit.

Të martën fillon në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe një seancë dëgjimore dyditore, e cila do të provojë nëse Pakti i Lisbonës për reformimin e BE-së, është në harmoni me Kushtetutën gjermane. Gjykatësit do të shohin nëse Pakti i Bashkimit Evropian merr shumë nga kompetencat dhe prek sovranitetin shtetëror të Gjermanisë. Sipas mendimit të akuzës, me Paktin e Lisbonës shkelen parimet e demokracisë, sepse parlamentet kombëtare nuk janë të lidhur sa duhet me vendimet që merren në BE. Akuza është ngritur ndër të tjera nga deputetë të ndryshëm të partisë kristiansociale, CSU dhe nga Partia e Majtë. Gjykimi i përgjithshëm pritet të jepet në verë. Pakti për reformimin e BE-së, projekti më i rëndësishëm i vendeve të BE-së, aktualisht është pezulluar në Gjermani. Parlamenti dhe Këshilli Federal e kanë aprovuar paktin me shumicë votash. Por Presidenti Horst Köhler, dëshiron të presë vendimin e Karlsruhes, para se të japë nënshkrimin e tij.

Synimi i paktit - një Bashkim Evropian funksionues

Shumë mbështetës të Paktit Reformues të BE-së mendojnë se pikërisht në kohë krizash duket se sa i rëndësishëm është ai. Bashkimi Evropian kërkon të detyrojë zhvillimin e shpejtë të bisedave të përbashkëta dhe mundësisht vendime unanime. Kjo do të arrihet me Paktin e Lisbonës. Strukturat vendimtare do të përshtateshin në atë mënyrë që Bashkimi Evropian të bëhej funksionues, para së gjithash një BE, e cila pritet të zgjerohet edhe në të ardhmen.

Sarkozy spricht vor EU Parlament in Straßburg

Nicolas Sarkozy

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, bëri të qartë kur lëshoi presidencën e radhës së BE-së ë fund të vitit se Evropa do të bëjë përpara nëse ka institucione të forta. "Kërkush nuk mund të vërë në dyshim, se neve na duhet një president që të ketë forcën udhëheqëse. Jo për gjashtë muaj, por për dy vjet e gjysmë“, kërkon presidenti francez. Sarkozisë iu desh të pranonte që të lëshonte kryesimin e BE-së pas gjashtë muajsh.

Rregullat e reja të paktit

Pakti i Lisbonës parashikon mbajtjen prej dy vjet e gjysmë të postit nga presidenti. Rotacioni gjashtëmujorësh i vendeve anëtare në kryesi do të vazhdojë të mbetet, por në krye të Evropës do të qëndrojë për dy vjet e gjysmë një figurë udhëheqëse e përceptueshme: Edhe politika e jashtme do t`i bashkëngjitet një personi, të cilin evropianët nuk kanë guxim ta quajnë "ministër të Jashtëm“.

Deutschland Bundestag Europa Abstimmung Symbolbild

Unioni duhet të bëhet funksionues. Këshilli i Ministrave duhet të jetë unanim kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe atë të taksave. Gjithnjë e më shumë vendime duhen nxjerrë me shumicë kualitative, për shembull në luftën kundër kriminalitetin ose në politikën për refugjatët. Shumica arrihet kur 55 për qind e vendeve anëtare thonë "po".

A është pakti i BE-së demokratik aq sa duhet ?

Kjo është çështja kryesore për të cilën do të merret vendimi në Karlsruhe. Mbështetësit thonë se parlamentet kombëtare duhet të kenë më shumë mundësi në të ardhmen të kundërshtojnë propozimet nga Brukseli. Kryesorja është shpërbërja e të drejtave të Parlamentit Evropian. Deputetët e zgjedhur direkt do të ndihmojnë në të ardhmen në marrjen e vendimeve në të gjitha fushat e BE-së.

DW.COM

  • Data 10.02.2009
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gqit
  • Data 10.02.2009
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gqit