1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pakti atlantikoverior nuk është klub që miraton çdo propozim të Uashingtonit

Komente të shtypit gjerman të ditës për samitin e NATO-s në Bukuresht

default

Në Berliner Zeitung lexojmë:


'Parimisht është e drejtë: Moska nuk lejohet të ketë të drejtë vetoje në zgjerimin e aleancës. Por kjo nuk do të thotë që aleanca të mos e përfillë aspak. Rusia është një partner i vështirë, është autoritare dhe e pallogaritshme. Megjithatë Evropa duhet ta përfshijë Rusinë sa më shumë të jetë e mundur. Evropa dhe Rusia ia kanë nevojën njëra-tjetrës. Prandaj Evropa duhet t'u kushtojë interesave të veta në kontinent më shumë rëndësi sesa atyre amerikane. Këtë e bëri në Bukuresht.'


Ndërsa Frankfurter Rundschau përmban këtë opinion:


'Pakti i atlantikoverior tregoi se nuk është klub që miraton me tundje koke propozimet e Uashingtonit. Ja që ka arsye të forta që dy republikat sovjetike të pranohen në një kohë më të vonët. Në aspektin e politikës së brendshme ato nuk janë ende gati. Në planin e politikës së sigurimit do të kishte qenë sinjali i gabuar në drejtim të Moskës. Por ky fitim etape prej Evropës kthehet në sukses kur të arrihet zgjidhja e kompleksit të problemeve, i cili qëndron tek mburoja kundërraketore amerikane dhe tek marrëveshja mbi forcat e armatosura konvencionale në Evropë, e pezulluar prej Moskës. Ndihmë do të ishte një strategji e përgjithshme e politikës së sigurimit për NATO-n. Këtu ka merita kancelarja Angela Merkel. Sipas saj, ky koncept nuk duhet të kufizohet në çështje ushtarake, por duhet të çojë në një NATO që ruan paqen.'

  • Data 04.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dbho
  • Data 04.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dbho