1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pakt i detyrueshëm dhe përtej partive

Me një pakt kombëtar për drejtësinë, opozita në Shqipëri kërkon të ndërtojë "de facto" shtetin e të drejtës

default

Edi Rama

Opozita kërkon përsëri të bëhet protagoniste e nismave të rëndësishme politike. Ideja e liderit të saj, Edi Rama për arritjen e këtij pakti vjen pas një projektrezolute, ku rreshtohen një sërë angazhimesh për të kthyer integrimin në NATO një realitet të shpejtë. „Propozojmë hartimin e një pakti kombëtar për drejtësinë," tha lideri i opozitës dhe kryetar i PS-së, Edi Rama, që duhet të njihet nga të gjithë si një udhërrëfyes strategjik për raportet mes politikës dhe drejtësisë pavarësisht nga rotacioni i pushtetit. Reformimi i drejtësisë qëndron në krye te detyrimeve që Shqipërisë i duhet të plotësojë për të marrë ftesën e integrimit nga samiti i Nato-s në Bukuresht, në prill të këtij viti. Duke theksuar vlerën e Paktit Kombëtar për drejtësinë edhe përtej qeverisjes së të djathës apo të majtës, Edi Rama tha se: „Pakti kombëtar duhet të përcaktojë qartë angazhimet e klasës politike të Tiranës, në raport me sistemin e drejtësisë. Çdo parti duhet ta njohë këtë draft si të pakapërcyeshëm në ushtrimin qeverisjes.“ Propozimi i liderit të opozitës për arritjen e një pakti kombëtar për drejtësinë duket se ka vlerë edhe përtej raporteve politikë- drejtësi. Ai mund të shënojë filimin e fundit të periudhës konfliktuale në politikën e Tiranës. „Kjo është koha, tha Edi Rama, që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në të dyja krahët, të angazhohen për të formuluar dhe miratuar së bashku një marrëveshje historike mbipartizane për drejtësinë në Shqipëri.“ Konfliktet e thella që kanë shoqëruar deri më sot marrëdhëniet mes aktorëve politikë të Tiranës kanë penguar kryerjen e reformave dhe kanë ushqyer mungesën e besimit mes palëve. Kalimi në një etapë tjetër, të bashkëpunmit përbën njëherazi edhe një nga sugjerimet kryesore të BE dhe NATO-s për progres në proceset integruese euro-atlantike.
  • Data 21.01.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvZd
  • Data 21.01.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvZd