1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pakistani në bangën e të akuzuarve

Vdekja e Osama Bin Ladenit duket se nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet e perëndimit me partnerin në luftën kundër terrorizmit. Përkundrazi i ka rënduar. Pakistani përbllet tani me akuzat për strehin terroristësh.

default

Shtëpia e Osama bin Ladenit

Shumë idilik është pejsazhi i qytetit Abbottabad buzë disa kodrinave. Duket si i paprekur. Bota nuk e njihte deri para pak kohe. Për pakistanezët ai është vend pushimi. Tani në vetëdijen e botës ai hyn si qyteti, që strehonte Osama bin Ladenin.

Banorët nuk besojnë. Njeriu më i kërkuar në botë - një fqinj? Nuk është e mundur. Nuk janë të pakët ato, që mendojnë se është truk, gjë jo e pazakontë në këtë vend të teorive të konspiracionit, një tentativë e SHBA-së për të hedhur hi syve. Dyshime ka edhe opinioni botëror.

Është i mundur strehimi i bin Ladenit pa dijeninë e shërbimeve?!

USA Pakistan Terror Osama bin Laden Pressesprecher Jay Carney in Washington

Kritikat amerikane, zëdhënësi Jay Carney.

Që Osama Bin Laden gjoja pa dijeninë e shërbimit sekret pakistanez nuk është fshehur në një shpellë, por në një shtëpi me oborr. „Ky vend, kjo zonë është e njohur. Dhe ne e dimë, se pa mbështetjen e autoritetit më të lartë, nuk është e mundur që të gjesh aty një vilë dhe të çosh një jetë në luks, për vite me radhë. Unë shpresoj, se ky është një mësim për të gjithë ato elementë, që e përdorin ende terrorizmin si mjet të politikës ndërkombëtare“, shprehet më se qart këshilltari i sigurisë për qeverinë afgane, Rangin Dadfar Spanta.

Ne gjithnjë e kemi thënë, se Pakistani strehon terroristë. Ky është rasti për fqinjët, Afganistanin dhe Indinë që të prozhektorët mbi Pakistanin, apo kundër Pakistanit. Dhe ato nuk i shuajnë ato. Pakistani – gjithsesi në vështirësi pas përmytjeve të Monsunit, rritjes së çmimeve dhe sulmet e vazhdueshme terroriste – tani edhe në vështirësi për t'u shpjeguar. Shefi i CIA-s Leon Panetta është shprehur në një artikull për TIME-Magazine, se nuk i kanë informuar me qëllim pakistanezët për të mos rrezikuar misionin. Ish-gjenerali pakistanez dhe eksperti i sigurisë Talat Masood paralajmëron: „Në se ka qenë e qëllimshme, apo ka qenë injorancë e plotë nga ana e shërbimit të fshehtë, që ata nuk e dinin se ku ndodhej ai. Të dyja janë të pafalshme. Nuk ka diskutim. Por: Ka një dënim global të Pakistanit në mbarë botën. Ky presion nga të gjitha anët është jashtëzakonisht kontraproduktiv, e shtyn Pakistanin në një qoshe dhe ia bën vendit jashtëzakonisht të vështirë, që të jetë partner me pjesën tjetër të botës."

Shtimi i presionit ndaj Pakistanit

Pakistans Außenminister Salman Bashir

Ministri i Jashtëm pakistanez Salman Bashir

Presion ka pasur edhe më parë, vetëm se tani ai është rritur më shumë. Prej vitesh të tëra ekziston pyetje: A nuk është në gjendje aparati i sigurisë së Pakistanit të verë nën kontroll terroristët apo nuk ka dëshirë? Nuk ka dyshim se ushtria lufton ashpër kundër talibanëve pakistanezë. Por po ashtu ajo kritikohet vazhdimisht se refuzon të luftojë talibanët afganë, që janë përgjegjës për sulmet kundër trupave perëndimore në vendin fqinj. Një gjë është e qartë, thotë eksperti i sigurisë, Mohammed Amir Rana, në intervistë me studion e radios së ARD-së në Azinë Jugore: Në Pakistan militantët kanë kushte optimale, për të gjetur strehim.

„Ka më shumë se 100 organizata militante, që janë aktive këtu. Ne kemi aq shumë zona, që ndodhen jashtë kontrollit të qeverisë në territoret fisnore dhe në jug të Punjabit. Dhe militantët marrin mbeshtetjen nga qytetet e mëdha. Kështu që fshihen këtu në Pakistan“, thotë ai.

Përveç kësaj popullsia – për t'u shprehur me kujdes – mban qëndrim kritik ndaj aleatit të madh SHBA. SHBA-ja dhe Evropa kanë nevojë për partnerin e armatosur me armë bërthamore, për të qenë të suksesshëm në luftën kundër terrorit dhe në luftën në Afganistan.