1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pakistan: zgjedhjet në shkurt

Dy herë u shty vendimi zyrtar për datën e re të zgjedhjeve në Pakistan. Tani duket se është gjetur afati i ri.

Komisioni anoncon shtyrjen e zgjedhjeve në Pakistan

Komisioni anoncon shtyrjen e zgjedhjeve në Pakistan

Media pakistaneze dhe ajo ndërkombëtare njoftuan që dje duke iu referuar anëtarëve të komisionit, se në parim është marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare. Votimi do të shtyhet me të paktën një muaj, u tha, para së gjithash për arsye të dhunës kundër një sërë vendvotimeve pas atentatit ndaj udhëheqëses së opozitës Benazir Bhutto javën e kaluar. Një goditje e rëndë për përgatitjet, mendojnë edhe të gjithë ekspertët ndërkombëtarë. Kështu Michael Gahler, kreu i grupit të vëzhguesve të Bashkimit Evropian i tha zyrës së kanalit të parë televiziv gjerman për Azinë Jugore në Islamabad:

'Veçanërisht në provincën Sindh rreth Karachi-t kemi konstatuar se janë shkatërruar dhjetëra qendra votimi dhe shumë materiale zgjedhore.'

Edhe ekspertët e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur t'u japin fund përgatitjeve për monitorimin e zgjedhjeve në datën 8 janar, tha Gahler. Por ekspertët pakistanzë e shohin me sy më kritik shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ahmed Bilal Mehboob për shembull, drejtuesi i vëzhguesve zgjedhorë të institutit të pavarur PILDAT:

'Tani që është përcaktuar orari i zgjedhjeve, që janë kryer të gjitha përgatitjet dhe që partitë kanë përcaktuar qëndrimet e tyre, shtyrja e zgjedhjeve do të ishte një hap i jashtëzakonshëm, i paparashikuar në kushtetutë. Kjo duhet të ndodhte me konsensusin e të gjitha partive. Arsyet e përmendura deri tani për shtyrjen nuk më duken bindëse.'

Opozita dyshon se pas shtyrjes fshihen motive politike. Partia e deritanishme qeveritare me qëndrim të afërt me Musharrafin PML-Q po përpiqet të shmangë votat e simpatisë për Partinë Popullore të Bhutto-s dhe do të presë derisa të ketë rënë zemërimi ndaj qeverisë, thuhet.

  • Data 02.01.2008
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjQU
  • Data 02.01.2008
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjQU