1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pakistan SHBA: Tensionohen marrëdhëniet mes dy vendeve

Marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara janë të tensionuara. Një marrëveshje mes CIA-s dhe shërbimit sekret pakistanez ISI çoi në lirimin e një amerikani të akuzuar për vrasje. Rasti ngjalli protesta.

default

Protesta kundër lirimit të amerikanit Raymond Davis

Sërish u dogjën flamuj amerikanë në Pakistan. Pas faljes tradicionale të së premtes, dhjetëra mijëra vetë dolën nëpër rrugë të protestonin kundër Shteteve të Bashkuara. "Shkoni në shtëpi amerikanë, Pakistani na përket neve" dëgjoheshin thirrjet antiamerikane. Shkak i protestaveu bë lirimi të enjten (17.03) i amerikanit Raymond Davis i akuzuar për vrasje në Pakistan.

Rasti Davis dhe gjykata pakistaneze

Rasti i Davisit, megjithëse marrëveshja ka përfunduar, duket një rast i përshtatshëm për të shprehur zemërimin kundër amerikanëve, donatorët më të mëdhenj të Pakistanit.

Amerikani, i cili u zbulua si agjent i CIA-s u akuzua për vrasjen në mes të ditës të dy pakistanezëve në Lahore. Ai vetë ka këmbëngulur se është dashur të mbrohej kundër një sulmi hajdutësh. Davis duhej të dilte para gjyqit për vrasje. Presidenti amerikan, Barack Obama bëri të qartë, se amerikani Davis gëzonte imunitet diplomatik. Si pasojë gjykata pakistaneze e liroi amerikanin, të afërmit e të vrarëve kishin bërë të ditur se e falnin atë.

Një përfaqësues i lartë i një organizate islamike, Xhamat e-Islami, Mohamad Husain e komentoi kështu vendimin e gjykatës: "Vendimi për të lënë të lirë Davis, është një vendim pro Amerikës dhe kundër Pakistanit." Do ta detyrojmë qeverinë të lirohet nga skllavërimi prej Shteteve të Bashkuara dhe të marrë vendime në interes të popullit pakistanez." Për kampin religjioz, Pakistani shiti nderin e vendit. Davis duhej të varej.

NO FLASH Pakistan Raymond Allen Davis

Davis duke shkuar në gjykatën pakistaneze

Sheriati lejon faljen e gjakut pas dëmshpërblimit

Megjithatë në bazë të së drejtës pakistaneze, të bazuar në sheriatin islamik është e munduar të blesh gjakun, domethënë të lirohesh nga faji përmes dhënies së dëmshpërblimit. Pikërisht këtë bënë amerikanët. Të afërmit e viktimave morën gjithsej 2,35 milionë dollarë. Për këtë shumë ata e falën Raymond Davis. Vëzhguesit mendojnë se shumën do ta japë qeveria amerikane.

Nëse protestat antiamerikane vazhdojnë, kjo i shkon për shtat qeverisë dhe ushtrisë pakistaneze. Të enjten u vranë në një sulm të amerikanvë në kufirin me Pakistanin rreth 40 vetë. Në Vaziristanin verior, qendër e talibanëve, amerikanët zhvillojnë shpesh sulme. Fillimisht u tha se viktimat ishin ekstremistë. Më pas qeveria deklaroi se është bërë fjalë për vrasjen e civilëve. Ministria e Jashtme pakistaneze kërkoi nga SHBA të kërkojë falje për sulmin, ndryshe Pakistani nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes SHBA-së, Pakistanit dhe Afganistanit.

Autor: Kai Küstner/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10caS
  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10caS