1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pakistan: Katastrofë pas katastrofe

Pas përmbytjeve me përmasa katastrofike në historinë e Pakistanit, Kombet e Bashkuara parashikojnë një kosto shumë të lartë për rindërtimin e vendit.

Katastrofë pas katastrofe

Katastrofë pas katastrofe

Rindërtimi i vendit do të kushtojë miliarda dollarë, u shpreh i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Jean-Maurice Ripert. „Nuk është e mundur të gjesh në kujtesë një dramë të ngjashme. Këto janë përmbytjet më të rënda në historinë e Pakistanit. Dhe ato pasojnë një tjetër katastrofë humanitare: të mos harrojmë që vitin e kaluar në të njëjtën kohë kishim tri milionë të zhvendosur brenda vendit, për shkak të luftimeve mes militantëve dhe ushtrisë pakistaneze. Pra flasim për një katastrofë pas katastrofës.“

Jean Maurice Ripert, dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Pakistanin.

Jean Maurice Ripert, dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Pakistanin.

Ai e vlerësoi gjendjen në shtetin aziatiko-jugor si të "tepër shqetësuese". Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani deklaroi se vendi i tij nuk e ka fuqinë e duhur të përballojë i vetëm pasojat e katastrofës. Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme i kanë marrë jetën 1.800 vetëve. Qindra mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Në disa pjesë të vendit është shkatërruar infrastruktura.

Autor: DW/ Lindita Arapi

  • Data 09.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OfKD
  • Data 09.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OfKD