1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Shqipëri

Vera Todorovska21 Qershor 2013

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, maqedonasit shpresojnë se do ta realizojnë ëndrrën historike - të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/18tr2
Fotografi: AP

Fushata zgjedhore në Shqipëri po karakterizohet me akuzat të rënda e të ndërsjellta, kryesisht midis dy liderëve të dy partive më të mëdha , Sali Berisha dhe Edi Rama: premtime, vjedhje dhe thyerje e shtabeve, flamuj të grisur partiak, kërcënime dhe sulme fizike ndaj kandidatëve për deputet.

Në një atmosferë të tillë partia e maqedonasve, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian AMIE dhe shoqatat e tyre si asnjëherë më parë, siç thonë vetë ata , nuk kanë qenë më të bashkuar dhe më të sigurtë për 23 qershorin 2013 se do ta realizojnë ëndrrën historike dhe për herë të parë do të kenë përfaqësues, i cili nuk do të turpërohet të tregoj se kush është.

" Në çdo përbërje parlamentare kemi patur deputet maqedonas, por nga partitë shqiptare. Ata jo vetëm që nuk janë deklaruar si maqedonas, por ata i kanë bërë dëme interesave të maqedonasve në Shqipëri dhe ishin instrument i shtetit shqiptar kundër maqedonasve në Shqipëri ", thotë Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm i AMIE.

Sipas tij në Shqipëri ka një parti maqedonase e cila sipas emrit dhe programit lufton për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri, e kjo është Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian. Egzistojnë, thotë ai , edhe tri parti të vogla, me numër jo të mjaftueshëm të antarësisë, liderët e të cilave janë nga Golo Bërdo, por ato nuk janë parti maqedonase.

AMIE është në koalicionin zgjedhor "Alijansa për punë, mirëqenie dhe integrim" të cilën e përbëjnë 25 parti e udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe përfaqësohet nga 86 kandidatë në të gjitha 12 njësitë zgjedhore.

"Rast historik"

Lideri partiak Edmond Temellko është i sigurt se në regjionin zgjedhor në Korçë ku bënë pjesë Prespa e Vogël, fshati Vërbnik dhe qytetet Korça, Bilishti dhe Pogradeci, partia mund ta arrijë suksesin historik dhe përmes Valentina Nestorit e cila është bartëse e listës në këtë njësi zgjedhore, ta fitojë deputetin e parë në Parlamentin shqiptar. Ajo me prejardhje është nga Pusteci, ndërsa punon si lektore e gjuhës maqedonase në Universitetin e Tiranës.

Edmond Temelko Partei der Mazedonier in Albanien
Edmond Temelko, kryetar i partisë maqeonase në Shqipëri/AMIEFotografi: DW/V. Todorovska

"Ky është shansi historik për ne maqedonasit që në Shqipëri të kemi deputetin tonë i cili publikisht deklarohet si maqedonas. Duhet të votojmë për partin tonë, për ne dhe ardhmërinë tonë, të tregojmë se jemi faktor i rëndësishëm në Shipëri. Partia maqedonase është garanti i vetëm se ne maqedonasit mundemi dhe duhet vetë të luftojmë për të drejtat tona , për avancimin e pozitës tonë Shqipëri. Për fitore të sigurtë, Valentina duhet të marrë 3.500 vota. Ne jemi të sigurtë në fitore, sepse vetëm në komunën e Pustecit , në listën zgjedhore ka 4.200 votues maqedonas", thotë Temellko.

Edhe për Edmond Osmani, njërin nga ithtarët më të denjë për të drejtat e maqedonasve në Golo Bërdo, Partia maqedonase është garancë e vetme për realizimin e të drejtave të tyre legjitime, por njëherësh edhe garanci për zhvillimin e Golo Bërdos.

"Ne maqedonasit kemi mundësi reale të shkruajmë një faqe të re në analet e historisë me zgjedhjen e deputetit , i cili në mënyr të denjë do t'na përfaqësojë, do të luftojë për të drejtat tona, të cilat në vend se të avancohen, viteve të fundit janë kufizuar. Duke iu falenderuar partisë, sot në Prespën e Vogël, fshatrat i kanë emrat autentik maqedonas , kemi vendkalime të reja me Maqedoninë ku arrijmë për gjysëm ore, gjuha maqedone për herë të parë do të mësohet në shkollë nga klasa e shtatë", thotë Osmani, nga fshati Trebishtë.

Si është raporti me partit shqiptare

Në periudhën e tanishme sipas Shterjovskit, maqedonasit në Shqipëri më shumë i kanë votuar partitë shqiptare, para së gjithash partinë demokratike dhe ate socialiste, si dy partitë më të mëdha në Shqipëri, por tani janë të vetëdijshëm se me votën e tyre vendosin për veten e tyre.

Edmond Temelko und Edmond Osmani Kandidaten für die Bürgermeisterwahl in Pustec und Trebishte
Edmond Osmani -TrebishtëFotografi: Vera Todorovska

" Kjo është kështu për shkak të situatës ekonomike dhe papunësisë së madhe që mbrizotëron në Shqipëri. Rajonet etnike ku jetojnë maqedonasit siç është Gollo Bërdo, Prespa e Vogël, Gora janë rajonet më të pa zhvilluara në Shqipëri, me probleme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ujësjellësin e ambulanca. Nëse ndonjë maqedonas dëshiron të punësohet ai patjetër duhet të anëtarësohet në ndonjë parti shqiptare dhe kuptohet të votojë për atë parti. Por tani gjërat po ndryshojnë, ne po bëhemi gjithnjë e më të zëshëm", thotë Sterjovski.

Maqedonasit janë në koalicion me kryeministrin aktual Sali Berisha , por çfarë ndodh nëse në këto zgjedhje fiton socialisti Edi Rama?

" Për maqedonasit në Shqipëri asgjë nuk do të ndryshojë, sepse edhe socialistët edhe demokratët kanë të njejtën strategji për pakicat, por edhe për maqedonasit, strategji e cila nuk ka ndryshuar që nga koha e Enver Hoxhës e që ka të bëjë me asimilimin e pakicave. Në vitin e fundit u bë diskriminim në regjistrimin e popullsisë me fshirjen e nacionalitetit nga regjistrat e evidencës amë. Socialistët nuk reaguan fare".