1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Paketa miliardëshe e shpëtimit të bankave nga kriza

Në shtypin gjerman të së martës gjen jehonë vendimi i qeverisë për paketën prej 480 miliardë eurosh për rrugëdaljen nga kriza e bankave dhe institucioneve financiare.

default

Gazeta "General-Anzeiger" shkruan: "Eshtë e drejtë: Në bursa qysh prej javësh sërish ka nisur rritja e kurseve. Eshtë e drejtë edhe, që qeveritë po ndërhyjnë në një masë të paparë deri më sot në degën e financave duke tejkaluar kësisoj çdo kuadër të rendit politik. Ato e bëjnë këtë, sepse nuk ka alternativë. Ndaj ajo që po bëjnë qeveritë është e drejtë. Koha dhe besimi janë në këtë fazë konceptet kyçe për ta vënë sa më shpejt nën kontroll krizën financiare."


"Westfalenpost" komenton: Paketa më e madhe e masave në historinë ekonomike për shpëtimin e një dege të veçantë i tejkalon kufijtë e imagjinatës njerëzore. Shuma e vënë në dispozicion nga qeveria gjermane prej 500 miliardë eurosh, këto janë të ardhurat e një viti nga taksat, i kthen në zero të gjitha planet e buxhetit. Kjo mund të justifikohet vetëm nëse të gjithë pjesëmarrësit ruajnë disiplinën me hir ose me pahir. Vetëm kështu mund të shmanget një krizë e madhe ekonomike. Fillimisht ishin bankat shkatare të krizës. Ato nuk duhet të varin shpresat tek shteti si ndihmësi i përhershëm i emergjencës dhe duhet që t´i tregojnë hapur të gjitha rreziqet. Pranimi pjesë pjesë i rrezikut do të ishte fatal për kredibilitetin e tyre në të ardhmen. Në radhë të parë bankat duhet t´i nënshtrohen në kuadrin ndërkombëtar një mbikqyrjeje të fortë financiare, çka u vë fre fondeve hedge."


Citat nga komenti i gazetës "Augsburger Allgemeine": "Shteti duhet të ndërhyjë, sepse ai vazhdon të gëzojë besimin. Se sa do t´i kushtojë kjo taksapaaguesit ende nuk mund të thuhet. E vërteta është, se ato para që do të vihen në dispozicion të bankave do të hiqen nga diku tjetër. E rëndësishme është që bankat e shpëtuara me paratë e taksave pas kësaj të shpërblejnë duke i dhënë fund mentalitetit të kazinosë. Nëse taksapaguesi duhet të pagujë i vetëm faturën, atëherë paketa e shpëtimit një ditë do t´i dalë për hundësh qeverisë."




  • Data 13.10.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYgT
  • Data 13.10.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYgT