1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Paketa koniukturore e qeverisë siguron një milionë vende pune

Parlamenti gjerman aprovoi me shumicën e koalicionit të madh paketën koniukturore të qeverisë. Koalicioni qeverisës i sheh të realizueshme kushtet paraprake te Komisionit të BE-së për mbështetjen e koniukturës.

default

Fillimisht lidhur me këtë në 'Badisches Tagblatt' lexojmë: "Kjo paketë koniukturale nuk do të mjaftojë që të nxisë njerëzit, që e ndiejnë veten të pasigurtë në këtë vend për më tepër konsum. Lirimi në vlerë prej disa qindra eurosh me rastin e blerjes së një makine të re në shikim të parë është joshës, por në suaza të përgjithshme i vogël për të arritur në të vërtetë ndikimin e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për dhuratat në formë të triskave për konsum, me të cilat mund të arrihet më së shumti një efekt i njëhershëm. A nuk do të ishte më e arsyeshme që qytetarët të lirohen nga një pjesë e pagesave të tyre? Hapësirë këtu do të kishte sa të duash. Tatimi mbi vlerën e shtuar, sigurimi në rast papunësie apo sigurimi pensional janë vidha që mund të sillen në gjendjen aktuale. Nga kjo nuk do të përfitonin vetëm qytetarët por edhe vetë ndërrmarrjet", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Badisches Tagblatt'.

Po për të njëjtën temë nga 'Thüringer Allgemeine' e cila botohet në Erfurt shkëpusim: "Krerët e landeve të jugut të qeverisura nga Unioni e lënë kryetaren e tyre që në fund të dali bosh. Në deklaratën qeveritare ajo pohoi sërish se në kuadër të Bashkimit Evropian, Gjermania ka bërë hapa të mëdhenj për të shmangur recesionin. Ndërkohë që në Këshillin e landeve, Bundesrat sot pritet të dështoj paketa e saj koniukturore Franca prezanton një program prej 26 miliardë eurosh përmes të cilit shpresohet, që në vitin e ardhshëm të arrihet një rritje e ekonomisë kombëtare prej dy përqind. 1000 euro shpërblim për secilën makinë të vjetër me rastin e blerjes së një makine të re në të vërtetë duket se mund të kenë më shumë ndikim sesa heqja për një afat të kufizuar e tatimit për automjetet në Gjermani. Prandaj nervoziteti sa vjen e shtohet përreth kancelares", nënvizon gazeta 'Thüringer Allgemeine'.

  • Data 05.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9p3
  • Data 05.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9p3