1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Paketa e kursimeve të qeverisë greke

Ministri grek i Financave Jorgos Papakonstandinu publikoi në Athinë masat e programit 3-vjeçar, që në fund të vitit 2014 do të ulin defiçitin buxhetor nën 3% dhe do t'u sigurojnë arkave shtetërore 30 miliardë euro.

default

Flamuri grek, i bankës kombëtare greke dhe i BE valëviten para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Greqisë në Athinë

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të ministrave dhe para se të niset për mbledhjen e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstandinu, shpalli paketën e masave të programit 3 vjeçar. "Obcioni, që kemi, është të zgjedhim midis shembjes dhe shpëtimit dhe qeveria vendosi të shpëtojë vendin", deklaroi ministri grek, i cili foli për një program ambicioz trevjeçar. Zbatimi i suksesshëm i këtij programi do të kushtezojë edhe "disbursimin e ndihmës financiare". Masat për rritjen 2% të TVSH-së, 10% të taksave të karburanteve, cigareve dhe pijeve, shkurtimet e pagave të 13-ta dhe 14-ta në sektorin publik si dhe të pensioneve respektivë mbi 2.500 euro, përfshirë deputetët dhe nënpunësit e parlamentit, janë vetëm një pjesë e paketës së gjerë dhe të rreptë të masave, që në formën e projekt-ligjit do t'i paraqiten parlamentit për aprovim brenda javës. Vetëm në fund të vitit 2014 ekonomia greke do t'u rikthehet ritmeve pozitive të zvillimit, pasi më parë recesioni i saj do të arrijë në 4% dhe borxhi publik nga 115% sot do të arrijë në 140 %. Me kusht sigurisht që defiçiti të ulet poshtë 3% dhe të sigurohen 30 miliardë euro kursime, që janë edhe objektivi i programit.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NCzn
  • Data 03.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NCzn