1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Paketë mbështetëse për të kualifikuarit që kthehen në Shqipëri

Prof. Myqerem Tafaj, Koordinator kombëtar i Programit Brain Gain përshkruan për DW rrugë të reja në mbështetjen që Shqipëria do t'u japë intelektualëve shqiptarë që kthehen nga vendet e huaja.

default


Profesor Tafaj, kur ka nisur programi Brain Gain dhe çfar ë synoni me t ë ?

Programi Brain Gain është një detyrim që ka Shqipëria ndaj një investimi shumë të madh që familjet shqiptare kanë bërë që fëmijët e tyre të edukohen e specializohen në shkolla e universitete nga më të mirat e botës. Qeveria shqiptare ka hyrë para dy vjetësh në këtë program me fonde që, në pjesën më të madhe, rreth 80 përqind janë nga buxheti i shtetit, kurse pjesa tjetër mbulohen nga programi për zhvillim i OKB, PNUD. Ne synojmë që nëpërmjet këtij programi të krijojmë një mjedis që lehtëson kthimin e të gjitha atyre që kanë studiuar, ose janë specializuar jashtë vendit. Duke filluar nga një bazë e përshtatshme legjislative e institucionale. Duke krijuar kushte për rivendosjen e riintegrimin e tyre në Shqipëri, për ata që janë familjarë ose jo.

Programi prek tre sferat: administratën publike, fushën akademike dhe sektorin privat. Gjatë këtyre dy viteve ne kemi ndërhyrë në disa ligje të rëndësishme, si ligji i arsimit të lartë, për t'u siguruar të kthyerve akses për të konkuruar në postet drejtuese të rrjetit universitar, për titujt e gradat, tek ligji i funksionimit të Akademisë së Shkencave, për përfshirjen e këtij kontigjenti në strukturën e këtij institucioni, për hapjen e buxhetit të veçantë , janë miratuar një sërë vendimesh të qeverisë për trajtimin finnciar të tyre etj. Ju keni dëgjuar së fundi që qeveria hapi rreth 550 vende pune të reja në të gjitha universitetet e shkollat e larta të sistemit publik, çka është një ofertë nxitëse për ata që duan të kthehen.

P ë r ta b ë r ë m ë konkrete, n ë se dikush e vendos q ë t ë kthehet n ë Shqip ë ri, sipas paket ë s s ë mb ë shtetjes s ë programit tuaj, çfar ë p ë rfiton?

Paketa përmban një shtesë page, gati dyfish, që jepet për 1 ose dy vitet e para, përmban mbështetjen që të mbështetet në ndjekjen e aktiviteteve ndërkombëtare, pra që ai të mos shkëputet nga procesi i kërkimit shkencor në fushën e tij dhe për të ruajtur kontaktet, përmban një mbështeje për sigurimin e librave e literaturës së nevojshme, si dhe përmban aplikimin për të siguruar një kredi me interes të ulët.

Si sigurohet kontakti me grupet e interesit?

Janë disa. Përmes medias, përmes aktiviteteve që janë zhvilluar në Shqipëri, përmes kontakteve që kemi vendosur me shoqatat e tyre, përmes ambasadave tona në vendet ku ata jetojne etj. Procesi i kontaktit dhe informimit të tyre nuk është i thjeshtë. Së shpejti ne do të aplikojmë një projekt brenda programit, që do të ndërtojë një hartë të diasporës shqiptare.

Por p ë r student ë t ose t ë kualifikuarit n ë Gjermani si i realizoni kontaktet, profesor?

Kemi partnerë, siç mund t'ju përmend për shembull Qendrën për Migrim në Frankfurt, apo nëpërmjet DAAD-it etj. Nuk i kemi akoma të dhënat e sakta, por në Gjermani numri i studentëve nuk i kalon 3 deri në 4 mijë. Nga kontaktet që unë kam me partnerë të ndryshëm akademikë atje, kam konstatuar se për fat të keq ka çaluar ai informacioni i domosdoshëm në Shqipëri, për mënyrën se si studiohet në Gjermani. P.sh. nuk ka qënë shumë i njohur fakti që në Gjermani mund të bësh master dhe doktoraturë në gjuhën angleze, pa patur nevojë të dish gjuhën gjermane. Përjashto këtu disa fusha specifike. Këtë vit përfaqësuesit e DAAD-së, në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Tiranë, kanë shkuar në universitetet e vendit dhe kanë informuar gjerësisht të interesuarit për këtë. Them se kjo do të ketë impakt pozitiv në të ardhmen. Gjermania ka absolutisht shumë përparësi në krahasim me vendet e tjera, sepse ka një sistem në tërësi elitar të shkollimit, sepse tarifa e studimit atje mbetet e ulët, vetëm 500 euro për semestër etj.

(AUD)

  • Data 19.12.2008
  • Autor E intervistoi: Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GJww
  • Data 19.12.2008
  • Autor E intervistoi: Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GJww