1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Paketë e gjithanshme për mbrojtjen e euros

Aksidenti me reaktorin atomik në Japoni dhe kriza e Libisë e spostuan disi temën e rëndësishme të takimit të pranverës së BE: përmirësimin e mekanizmit mbrojtës për euron.

default

Shtetet anëtare të Eurozonës ranë dakord për një paketë të gjerë për mbrojtjen e monedhës së përbashkët. Do të ngrihet një fond i përhershëm për kredi emergjence. Mëkatarët e deficiteve do të ndëshkohen. Dhe vendet e zonës së Euros, por edhe disa shtete jashtë eurozonës duan të koordinojnë më mirë me njëri-tjetrin politikën e tyre financiare, ekonomike dhe sociale.

Belgien EU Gipfel Herman Jose Manuel Barroso Van Rompuy und in Brüssel

Shtetet anëtare të Eurozonës ranë dakord për një paketë të gjerë për mbrojtjen e monedhës së përbashkët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u tregua e kënaqur me këtë rezultat: "Me këtë u krijua një paketë e përgjithshme, e cila mendoj se është e pajisur më mirë. Nëse ne jemi pajisur me të gjithë instrumentat, këtë do ta tregojë koha. Por instrumentat për këtë ne i kemi. Tani na nevojitet vetëm dëshira politike, për t'i përdorur të gjitha këto, të cilat ia dhamë në duar vetes."

Por përsa i përket krizës politike dhe financiare të Portugalisë, kjo nuk ndryshon më asgjë. Shumica e qeverive të BE mendojnë se Portugalisë do t'i duhet së shpejti të kërkojë mbrojtje nën ombrellën shpëtimtare.

Gjatë ditëve të takimit të nivelit të lartë, edhe NATO-ja ra dakord për çështjen e komandës në ndërhyrjen në Libi. Fillimisht presidenti francez, Nikolas Sarkozi nuk donte ta vendoste aksionin ushtarak nën komandën e NATO-s. Tani u arrit një kompromis, sipas të cilit koordinimi operacional teknik të jetë në duart e NATO-s, ndërsa ai politik të jetë në duart e koalicionit nën drejtimin e Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA.

Belgien EU Gipfel Angela Merkel in Brüssel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e kënaqur me rezultatin e samitit

Sarkozy e përshëndeti që me Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në ndërhyrjen ushtarake marrin pjesë edhe shtete arabe. Pikërisht për këtë është i nevojshëm edhe më tej koalicioni, tha presidenti francez: "NATO-ja nuk mund të absorbojë Emiratet dhe Katarin. Kjo nuk bëhet, do të ishte krejtësisht kundërproduktive. Do t'i bënim një nder të madh zotit Gaddafi, sepse do t'i thoshim se ekziston vetëm NATO-ja dhe jo koalicioni."

Por kjo ndarje e komplikuar nuk pritet të mbetet fjala e fundit. Në bazë të negociatave pritet që NATO-ja të marrë mbikqyrjen e përgjithshme mbi operacionin.

Me këmbënguljen e kancelares Merkel, shtetet e BE ranë dakord për të ashtuquajtura teste ngarkese për të 143 centralet bërthamore në zonën e BE. Por verifikimi i sigurisë është vullnetar. Edhe standardi i testeve do të sjellë diskutime për një periudhë kohe. Berlini mbylli disa centrale atomike. France dhe Britania e Madhe nuk shohin shkas për ta vënë në diskutim politikën e tyre atomike.

Belgien EU Gipfel Nicolas Sarkozy in Brüssel

Nikolas Sarkozi nuk donte ta vendoste aksionin ushtarak nën komandën e NATO

Autor: Kristof Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 26.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10hoV
  • Data 26.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10hoV