1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pak përparime për çarmatimin - Diskutim në Bundestag për politikën e çarmatimit

Në asnjë çështje ndërkombëtare nuk ka kaq pak përparime se sa në atë të çarmatimit, kështu u tha sot (18.01) në seancën e parlamentit gjerman, ku u diskutua raporti për çarmatimin i vitit 2006.

default

Salla plenare e Bundestagut

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se është i gëzuar që përsëri po flitet për çarmatimin, duke theksuar vendin e pakët që merr kjo temë në politikën ndërkombëtare. Vitet e fundit nuk është bërë dot fjalë për çarmatim. Përkundrazi, kudo në botë ka armatosje, thanë me ton ankues të gjithë oratorët, edhe sozialdemokrati Rolf Mützenich: "Ne jemi konfrontuar me ndërprerjen, me mosrespektimin dhe me anullimin e kontratave. Njëkohësisht konfrontohemi me një armatim të madh. Vetëm vitin e kaluar 900 miliardë euro, prej tyre vetëm SHBA-të 42%".


Rusia e ka ndërprerë marrëveshjen e armëve konvencionale, SHBA-të dhe India bisedojnë për një marrëveshje nukleare dhe Irani nuk respekton kërkesën e Agjensisë ndërkombëtare bërthamore për të verifikuar programin e tij atomik. Marrëveshja për ndalimin e armëve bërthamore e pesë fuqive atomike vlen vetem në letër, thotë politikani i UKD Holger Haibach: "Sot ka 10, 15 apo 20 shtete, që janë në gjendje të prodhojnë material nuklear, ose ndoshta edhe bomba. Shtrohet pyetja, nëse instrumentin tonë ndërkombëtar duhet ta masim dhe ta zhvillojmë në raport me ta."


Ngjashëm shprehet edhe ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (PSD): "Ne nuk mund të lejojmë, që bilanci tjetër të jetë po kaq pa rezultat sa edhe i fundit. Për këtë nevojitet të sigurojmë gatishmërinë e fuqive atomike, për të punuar për një reformë të vërtetë, që garanton autoritetin e marrëveshjes për bllokimin e armëve atomike. Dhe që ne, që kemi hequr dorë nga armët atomike, t´u ndihmojmë me ide për të mundësuar një reformë."


Gjermania mund të prijë me shembullin e saj të mirë tha liberali, Werner Hoyer: "Gjermania ka hequr dorë pa një pa dy nga posedimi i armëve atomike dhe besoj se këtë nuk dëshëron ta ndryshojë askush. Ky është një kapital për politikën tonë të jashtme dhe atë të sigurisë. Por përse nuk e themi këtë në mënyrë më ofensive? Përse zoti minister Steinmeier nuk ndërmerrni iniciativën së bashku me shtete të tjera jo nukleare, të industrializuara, apo në zhvillim, për t´ua bërë të qartë vendeve në botën e tretë, apo edhe vendeve të tjera në zhvillim, se ekziston një perspektivë e mirë për globalizimin, pa qenë fuqi atomike."


Përparimet e vërteta në fushën e çarmatimit vijnë nga shoqëria civile, si me shkatërrimin e minave, apo në luftën kundër municionit dispersiv. Nga ana tjetër fuqitë drejtuese ushtarake armatosen, kritikoi Paul Schäfer i të majtëve, sepse ata nuk i mbajnë ushtritë për t´u mbrojtur, apo për të trembur armikun, por po i transformojnë në ushtri ndërhyrëse.


  • Data 18.01.2008
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CuPt
  • Data 18.01.2008
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CuPt