1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pajtimi kombëtar në rrezik. Sulmi ndaj në autobuzi ushtarak në Liban rrit tensionet

Në një atentat me bomba në një autobuz të forcave të armatosura libaneze të hënën (29.09) u vranë në Tripoli disa vetë dhe u plagosën të tjerë. Ky ishte atentati i dytë kundër trupave libaneze në dy muajt e fundit

default

Çdo natë ka luftë në Tripoli, në qytetin e dytë për nga madhësia të Libanit. Sunitët kundër alevitëve, mbështetës të shumicës qeveritare kundër një fraksioni besnik ndaj Sirisë myslimanësh shiitë.


Ushtria libaneze, e dobët dhe e pajisur keq, është e pranishme në qytet, por nuk përfshihet në luftime. Në afërsi të stadiumit të sportit shpërtheu të hënën në mëngjes një bombë. E vendosur në një veturë, ajo goditi kryesisht një autobus me ushtarë, ata përbëjnë numrin më të madh të të vrarëve dhe të plagosurve. Ushtria është bërë kohët e fundit shpesh objekt i atentateve. Vitin e fundit ajo luftoi kryesisht militantë islamikë, të cilët ishin futur në një kamp palestinez buzë Tripolit.


Por Tripoli është edhe më tej fushë beteje e konfliktit, i cili e solli në maj të gjithë Libanin buzë luftës civile: midis qeverisë me drejtim perëndimor, në aleancë me shtete sunite arabe si Arabia Saudite dhe Hizbollave në aleancë me Sirinë dhe Iranin. Hizbollatë e treguan atëherë me armët e tyre dhe me mirënjohjen në popull për rezistencën kundër Izraelit, se kush i ka punët në dorë në Liban.


Pas marrëveshjes së Dohas dhe krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar me përfshirjen e Hizbollave, gjendja në Beirut dhe në vend përgjithësisht u qetësua. Por në veri ajo mbetet edhe më tej delikate. Mustafa Alush, deputet properëndimor nga Tripoli i bëri para pak ditësh këtë interpretim gjendjes për ARD-në:

"Këtu në Tripoli ne kemi dy palë të armatosura, në Beirut kemi vetëm një, pikërisht Hizbollatë. Forcat besnike ndaj Sirisë përfaqësojnë këtu vërtet një minoritet të vogël, por ato janë të armatosura mirë. Ato kanë armë, tensionet janë të larta dhe konfliktet politike të pazgjidhura. Prandaj ne besojmë se këtu mund të shpërthejë në çdo kohë."


Profecia e Alushit, i cili operoi të hënën si kirurg viktimat e atentatit doli e vërtetë. Bisedimet e pajtimit, që po zhvillohen midis palëve në grindje, kleriku Sheik Noor Al-deen Ghalaini i interpretoi kështu për ARD-në:


"Marrëveshja e pajtimit nuk është e keqe, por ajo nuk mjafton, sepse nuk prek problemin e armëve. Pas kaq shumë vuajtjesh në Tripoli këtu duhet të shpërthejë gjendja."


Atentati i së hënës dhe pasojat, që priten në Libanin e Veriut, i nxehin tensionet në të gjithë vendin dhe rrezikojnë përpjekjet për t'i zgjidhur konfliktet me mjete politike.

  • Data 30.09.2008
  • Autor Ulrich Leidholdt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRXS
  • Data 30.09.2008
  • Autor Ulrich Leidholdt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRXS