1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pajtim në Kenia

Krerët e dy palëve kundërshtare në Kenia, Kibaki dhe Odinga, kanë rënë dakord të ndajnë pushtetin. Marrëveshja u arrit me ndihmën e ndërmjetësuesit të OKB-së, Kofi Annan. Shtohen shpresat për kthim në normalitet

default

Qindra mijëra kenianë u larguan nga frika e dhunës ndëretnike

Kofi Anan e kishte të shkruar në ballë mundimin që i kishin shkaktuar këto bisedime,kur të enjten pasdite, në shkallët e zyrës presidenciale në Nairobi, do të deklaronte, se palët keniane gjetën rrugëdalje nga kriza:


Anan: „ Do të ketë një kryeministër, i cili do të jetë në krye të qeverisë keniane. Ai do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe mbikqyrjen e aktiviteteve qeveritare. Kryeministri është antar i zgjedhur i parlamentit, ai është udhëehqësi i fraksionit më të madh të parlamentit, ose kreu i një koaliconi, në se fraksioni më i madh nuk e krijon dot shumicën parlamentare. Kryeministri dhe zëvendësi i tij mund të hiqen vetëm nga parlamenti me anë të një mocioni votëbesimi."


Në fillim të javës bisedimet ishin në rrezik të dështonin. Grindja kishte të bënte me kompetencat e kryeministrit kundrejt presidentit, i cili aktualisht është pothuajse i plotfuqishëm. Por mbas pesë orë bisedimesh të drejtpërdrejta ndërmjet presidentit Mvai Kibaki dhe kreut opozitar, Raila Odinga, kreu i shtetit më në fund u tërhoq. Pritet që Odinga qysh mbas një jave të bëjë betimin në parlament si kryeministër i ri.


Odinga: “ Me nënshkrimn e kësaj marrëveshjeje ne kemi hapur një kapitull të ri të historinë e Kenias. Pala jonë është tërësisht e vullnetshme që të punojë për suksesin e marrëveshjes. Tani e ka radhën parlamenti që sa ta kthejë marr ëveshjen sa më shpejt në një paketë ligjore."


Qeveria dhe opozita kanë rënë dakord mes të tjerash edhe për një lloj "koalicioni të madh" për ndarjen e barabartë të pushtetit, siç do të thoshte presidenti Kibaki.


Kibaki: "Ramë dakord për një partneritet të zgjeruar ndërmjet koalicionit qeveritar dhe ODM-së, në këtë mënyrë qeveria do të forcohet për të përballuar sfidat që ka përpara."


Në se ky partneritet do të jetë me të vërtetë i barabartë, atëherë qeveria e ndërtuar në janar nga presidenti duhet të ndryshohej në një masë shumë të madhe.


Mbas manipulimit të zgjedhjeve presidenciale dy muaj më parë dhe trazirave të mëpasshme me mbi 1000 të vrarë, kompromisi i gjetur është një hap i parë drejt normalizimit, por ai nuk i zgjidh konfliktet e thella politike dhe sociale të Kenias. Sfida e ardhshme në rendin e ditës së ndërmjetësuesit Anan është reforma kushtetuese dhe ajo agrare.

  • Data 29.02.2008
  • Autor Wim Dohrenbusch
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFY7
  • Data 29.02.2008
  • Autor Wim Dohrenbusch
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFY7