1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pafuqia e politikës së jashtme

Konferenca e Sigurisë në Mynih llogaritet ndër ngjarjet më të rëndësishme të sigurisë. Për shkak të luftërave në Siri dhe krizës së refugjatëve, politika e jashtme duhet të përballet me pyetje të pakëndshme.

Dikur thuhej se ky ishte një takim me pak rezultate, kur bisedohej për Bundeswehrin dhe NATO-n. Ndërsa sot, Konferenca e Sigurisë në Mynih, ka një jehonë të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për sigurinë globale. "Këtu vijnë pranë një tavoline partnerë nga të gjitha anët", tha Kofi Annan në Berlin.

Këtu nuk është fjala vetëm për përfaqësuesit e Perëndimit dhe Iranit, por edhe Bavarisë dhe Berlinit, të cilët këtë vit kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha për refugjatët. Tema e refugjatëve do të jetë një prej temave qendrore në konferencën që do të zhvillohet prej 12 - 14 shkurt. Më shumë se 30 presidentë dhe kryeministra si dhe 60 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes priten në hotelin "Bayerischer Hof" në Mynih.

Kohë të vështira për BE

Vala e refugjatëve e ka vënë para sfidave të mëdha jo vetëm koalicionin CDU, CSU dhe SPD por edhe BE. "Ne kemi një krizë të madhe me valën e refugjatëve", thotë Wolfgang Ischinger, kryetari i Konferencës së Sigurisë, për Deutsche Wellen. Por Evropa do ta zgjidhë edhe këtë krizë. "Ata që parashikojnë rrënimin nuk kanë të drejtë." Ischinger thotë se Gjermania me pranimin e mbi një milion refugjatëve nuk e ka dobësuar fuqinë e veprimit apo besueshmrinë në politikën e jashtme.

Situata në Siri dhe Afganistan

Në të ardhmen, sipas prognozave të botuara në prag të Konferencës, mund të forcohen lëvizjet e migrantëve. Për shembull në Afrikë në vitin 2050 do të ketë dyfish më shumë njerëz. Nëse infrastruktura në këto shtete nuk zhvillohet, atëherë mund të ketë valë të reja migrantësh, thotë Ischinger. Ndaj apelon për një politikë preventive të sigurisë.

Shumica e refugjatëve që kërkojnë mbrojtje në Gjermani janë sirianë dhe afganë. Ischinger thotë se nga kjo lindin disa pyetje të pakëndshme për politikën e jashtme. Në Afganistan është vepruar 15 vite me mjete ushtarake, politike, financiare dhe ky vend nuk është stabilizuar sa duhet. Në Siri nuk kemi vepruar me kohë dhe rezultatet janë edhe më të rënda.

Deri se nuk shihet fundi i luftës në Siri, një rol të veçantë do të ketë Turqia. Qeveria në Ankara ka futur regjimin e vizave për sirianët që vijnë nga Jordania apo Libani. Autoritetet e sigurisë thonë se kjo ka dhënë rezultate. Ndërkohë që Turqia u ofron mundësinë refugjatëve për futje në tregun e punës. Megjithatë çdo ditë nga Turqia në Greqi vijnë ilegalisht rreth 2000 refugjatë. Gjermanët shpresojnë një zgjidhje evropiane, por brenda "dy - tre muajve do të shihet nëse do të ketë një zgjidhje të tillë".

A ka shanse për Sirinë?

Konferenca e Sigurisë ndoshta do të jap një kontribut për zgjidhjen e problemit, shpreson ministri Altmaier. Në prag të fillimit të Konferencës në Mynih, do të ketë edhe një takim për konfliktin e Sirisë ku do të jenë edhe përfaqësuesit e SHBA. Për shefin e Konferencës së Sigurisë Ischinger janë të përfytyrueshme edhe përparimet: Bisedimet në Mynih janë të njohura për afrimin e palëve më qëndrimet më të ngurta. Kjo është pëparësia e mbledhjes së politikanëve dhe diplomatëve të nivelit më të lartë në bisedimet joformale.