1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pafajsi e përndjekur - Husni Mubarak është kthyer në sallën e gjyqit

Pas një ndërprerje prej tre muajsh, po zhvillohet prej ditës së mërkurë (28.12) në Kairo procesi gjyqësor kundër presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak.

Procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Egjiptit Husni Mubarak

Procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Egjiptit Husni Mubarak

Edhe këtë rradhë ish presidenti i plotfuqishëm u soll në sallën e gjyqit i shtrirë në një krevat spitali. Para ndërtesës së procesit, në një kazermë policie në një lagje  të Kajros, demonstruan kundërshtarët e Mubarakut dhe të afërmit e deminstruesve të vdekur. "Procesi është një farsë, banditët vazhdojnë të jenë në pushtet", shkruanin demonstruesit në parullat e tyre.

Ndryshe janë ithtarët e Mubarakut. Ata kishin ardhur për të mbështetur presidentin e rrëzuar. Një kontigjent i madh prej 5.000 policësh kontrollonin ndërtesën e procesit. Në të kaluarën, në kohën e zhvillimit të procesit pati përleshje mes simpatizantëve dhe kundërshtarëev të Mubarakut.

Avokati i Mubarakut flet për komplot

Policia në Kajro kontrollon ndërtesën ku po zhvillohet procesi kundër Mubarakut

Policia në Kajro kontrollon ndërtesën ku po zhvillohet procesi kundër Mubarakut



Mubaraku 83 vjeçar rrezikon të dënohet me vdekje. Për 30 vjet „faraoni“, siç e quajnë shumica e egjiptianëve, sundoi me dorën e e hekurt Egjiptin. Si në politikë ashtu edhe në ekonomi, asgjë nuk bëhej pa dijeninë e klanit të Mubarakut. Kundërshtarët e tij Mubaraku  i përndiqte, i torturonte ose i vriste.

Për veprimet e policisë kundër demonstruesve anti Mubarak në pranverën egjiptiane në fillim të vitit 2011, Mubarak pretendon që nuk ka pasur dijeni. 850 njerëz u vranë nga snajperistët gjatë protestave. Ata u rrahën për vdekje ose u shtypën nga makinat e forcave të sigurimit.


Avokati i Mubarakut, Yasser Abd El-Razeq, e mban mandatarin e tij për të pafajshëm. El Razeq flet për një komplot, dhe provon që fajin ta hedhë tek të tretët misteriozë. Hesbollahët libanezë, brigada palestineze Al -Qassam, beduinët e Sinait, vëllezërit myslimanë egjiptinaë, të gjithë këta kanë qenë pjesëtarë të kësaj dhune.  Ata kishin vjedhur automjetet dhe me këto kishin shtypur njerëzit duke marshuar drejt turmës. Për këtë ka edhe dëshmi.

Deri tani dëshmitarët që kanë dalë para gjyqit e kanë shfajësuar Mubarakun. Edhe Marshalli Mohamed Tantavi, shef i ushtrisë dhe aktualisht njeriu më i fortë i vendit thotë që nuk ka pasur urdhër nga Mubaraku për të qëlluar mbi turmën e njerëzve. Dëshmitari tjetër është gjenerali Sami Hafez Anan i cili është numri dy i Këshillit Ushtarak.

Refuzohet kërkesa për anshmëri

Mubaraku para trupit gjykues i shtrirë në krevatin e spitalit

Mubaraku para trupit gjykues i shtrirë në krevatin e spitalit


Procesi zhvillohet me dyer të mbyllura. Vëzhguesit e procesit janë  lejuar por ato nuk duhet të raportojnë për çdo hollësi sepse ndryshe do të marrin dënime drakonike. Procesi kundër Mubarakut, djemve të tij Alaa dhe Gamal, ish ministrit të brendshëm Habib al - Adli dhe gjashtë oficerave të policisë nuk u zhvillua për tre muaj. Sepse gjatë kësaj kohe gjyqi po shqyrtonte kërkesën për anshmëri të kryetarit të trupit gjykues. Një avokat kishte bërë kërkesë që një gjyqtar të ndërrohej sepse ai kishte punuar dikur në një zyrë të Mubarakut. Gjyqtari Arafat kishte ndaluar transmetimin televiziv të procesit, gjatë dëgjimit të dëshmitarëve kryesorë të aparatit shtetëror dhe të sigurimit. Ai nuk ka lejuar pyetjet e avokatëve të viktimave drejtuar këtyre zyrtarëve. Avokatët prandaj e paragjykonin Arafatin për të njëanshëm dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Por kërkesa e tyre nuk u pranua.

Fundi i procesit është i hapur

Nuk ka drejtësi të pavarur në Egjipt, thekson Hamadi el-Aouni, ekspert për Egjjiptin në Universitetin e Lirë të Berlinit. Më në fund shumica e gjyqtarëve janë emëruar nga Mubaraku. Edhe Ronald Meinardus, shefi i zyrës së Fondacionit Friedrich - Naumann në Kajro sheh shenja të një përzierje të ushtrisë. Kur marshalli Mohamed Tantavi foli para gjyqit, nuk u bë e ditur për paraqitjen e tij. Ky bllokim lajmi është për "njerëzit që  besojnë në parimet e një shteti juridik, një zhvillim skandaloz ekstrem", thotë Meinardus.

Shumë vëzhgues mendojnë megjithatë që procesi do të shtyhet vazhdimisht. Edhe Menardus sheh shenja që udhëheqja ushtarake po luan me kohën dhe nuk është e interesuar për një ndëshkim të shpejtë të ish presidentit“.

Ithtarët e Mubarakut në aparatin shtetëror

Egjiptianët protestojnë për reforma në drejtësi

Egjiptianët protestojnë për reforma në drejtësi


Mubarak, siç thotë El-Aouni, di shumë : “Asnjë nga figurat kryesore në Egjipt nuk është i interesuar që Mubaraku të hapi gojën“. Në fund mund të dilnin gjëra që do të rëndonin mbit anëtarët e Këshillit të lartë të ushtrisë dhe vetë kryetarit të tij Tantavi. Vetë shefi i juntës Tantavi ka punuar 20 vjet për Mubarakun dhe midis të tjerash si ministër i mbrojtjes. "I gjithë Këshilli i lartë i ushtrisë është i mbushur me njerëz të cilët qëndruan lojalë  ndaj Mubarakut.

"Regjimi i Mubarakut“ është akoma aktiv", mendon Hamadi El-Aouni. Forcat e sigurisë dhe të shërbimit sekret dominohen nga simpatizantët e Mubarakut. Ata drejtojnë zhvillimet në Egjipt akoma dhe natyrisht nuk kanë asnjë interes për një dënim të Mubarakut. El-Aouni shkon edhe më tej: Kundërrevolucioni është në fazën më kulmore. Të rinjtë që zhvilluan revolucionin ndërkohë pocilësohen si kaoitikë dhe kriminelë.

Edhe interesimi i popullit egjiptian për procesin gjyqësor të Mubaraku po bie ngadalë. Shumë egjiptianë, thotë Alouini nuk besojnë më në një proces të ndershëm.
Përsa i përket trajtimit të Mubarakut, njerëzit janë me mendime të ndryshme. "Ka nga ata që thonë", sqaron Ronald Meinardus, "se është koha për të dënuar Mubarakun. Shumë mendojnë që dënimi me vdekje është i drejtë". Por ka edhe shumë egjiptianë të cilët duan që gjyqi të ketë mëshirë për të. Ata thonë që poshtërimi i familjes së Mubarakut dhe vetë atij si person është dënim i mjaftueshëm. 
 

Autorë: Nils Naumann / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti