1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Padrejtësi para syve të të gjithëve - procese gjyqësore farsë në Birmani

Me protesta dhe apele diplomatike bota po reagon ndaj arrestimit rishtas të politikates opozitare në Birmani Aung San Suu Kyi. Nobelistja e paqes javën e shkuar u transferua prej arrestit të shtëpisë në burg

Ne foto:Aung San Suu Kyi San Suu Kyi e kërcënon përsëritja e dënimit

San Suu Kyi e kërcënon përsëritja e dënimit

Tani i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare“. Me këtë apel mbyllen shumë komente, kur bëhet fjalë për sulme absolutisht të patolerueshme të regjimeve diktatoriale kundër zhvillimeve demokratike. Për rastin e politikanes opozitare birmaneze Aung San Su Kyi bashkësisë ndërkombëtare i bëhet vazhdimisht thirrje qysh nga vitit 1989. Kjo thirrje do të vazhdojë për aq kohë sa nobelistja e paqes mbahet me ndërprerje në arrest në mënyrë të kundërligjshme prej juntës ushtarake në Rangun.

Në këtë kuptim s' ka përse ta kritikosh bashkësinë ndërkombëtare. Me rregullsi të madhe prej të gjitha institucioneve të mundshme prej vitesh protestohet kundër qëndrimit të gjeneralëve birmanezë - së fundi u angazhuan për këtë ministrja e Jashtme e SHBA-së, Hillary Clinton dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Vlen të përmendet madje se protetsta nuk u drejtua vetëm për shkak të trajtimit që i bëhet karizmatikes Aung San Suu Kyi, por edhe për shkak të qëndrimit të gjeneralëve në rastin e katastrofës së rëndë natyrore të ciklonit Nargis në deltën e Irravadisë (Irrawaddy) vitin e kaluar. Që ekipet e ndihmës nuk u lejuan të hyjnë në zonat e katastrofës është e njëjtë me shkeljen e të drejtave të dhejtra mijëra njerëzve. Protesta e parreshtur ndërkombëtare s' ka fund. E njëjtja gjë vlen edhe për mposhtjen e përgjakshme të protestave të murgjve budistë shtatorin e vitit 2007.

Për fat të keq gjeneralët e Birmanisë asnjëherë nuk janë shqetësuar për akuza të tilla. E përse duhet të shqetësohen ata? Në bashkësinë ndërkombëtare ata gjithësesi janë të izoluar. Çdo lëshim, qoftë sa ka të bëjë me të drejtat e njeriut apo me demokracinë, mund të rrezikonte regjimin e tyre diktatorial. Ata nuk e duan këtë dhe prandaj apelet ndërkombëtare të çfarëdo lloji hasin në vesh të shurdhër në Rangun. Gjeneralët e Birmanisë s' kanë përse të kenë frikë, për aq kohë sa ata vazhdojnë të jenë të sigurtë që kanë mbështetjen e Kinës. Nën hijen e superfuqisë rajonale Kinës junta ushtarake birmaneze mund të bëjë shumë nga ato që nuk i përlqejnë bashkësisë ndërkombëtare.

Kësisoj pikërisht në kohën, kur i vjen fundi arrestit të shtëpisë shumëvjeçar dhe të padrejtë ndaj politikanes opozitare Aung San Suu Kyi, konstruktohet një histori e zymtë, për ta mbajtur atë sërish me vite në arrest. Padrejtësinë e një mase të tillë nuk e ndryshon as procesi i rremë i një drejtësie të institucionalizuar prej gjeneralëve. Manovra është e dukshme dhe e papranueshme. Bashkësisë ndërkombëtare sërish i bëhet thirrje dhe ajo proteston duke iu përgjigjur detyrimit. Por sërish kjo nuk do të ndryshojë gjë. Mjetet e diplomacisë ndërkombëtare janë konsumuar - të paktën në Birmani.

Kyçi për zgjidhjen e problemit ndodhet në Pekin. Megjithatë është thuajse e pamundur, që ndryshimet rrënjësore të vijnë që andej. Birmania i siguron parteneres Kinë daljen strategjike në oqeanin Indian si dhe burime të rëndësishme me lëndë të para. Përse udhëheqja e Kinës, gjithashtu pa afinitet të veçantë për demokracinë, do të dëshironte procese të pakontrollueshme demokratizimi pikërisht pranë portave të saj - procese këto që eventualisht mund të forconin manastiret budiste? Përkundrazi - gjeneralët e Birmanisë mund të vazhdojnë të jenë të sigurtë. Bashkësia ndërkombëtare - pasi të kalojë indinjata lidhur me procesin e kundërligjshëm ndaj Aung San Suu Kyi-së – sërish do të bjerë në hesthje, derisa herën tjetër përsëri do të thuhet: "Tani i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare".

Autor: Sybille Golte

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 19.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HtC2
  • Data 19.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HtC2