1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Padia e Maqedonisë në Hagë për emrin gabim taktik!

Intervistë me Nils Kadritzke nga organizata "Reporterë pa Kufij" mbi shanset e Maqedonisë për pranimin e padisë kundër Greqisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

default

Logoja e "Reporterë pa kufij"

Nils Kadritzke nga organizata Reporterë pa Kufinj dhe gazetar pranë "Le Monde Diplomatique" në Gjermani, shprehet mbi shanset e Maqedonisë për pranimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, të padisë kundër Greqisë për çështjen e emrit. Kadritzke në intervistë me Deutsche Welle-n thotë se ngritja e padisë në kushtet aktualë është një gabim taktik nga ana e Maqedonisë, dhe shpjegon arsyet.

Për mua, thotë Kadritzke, kjo është një masë shumë e diskutueshme, të cilën do ta cilësoja pa kuptim dhe kontra produktive. Mendoj se është taktika e gabuar me Greqinë. Tre janë sipas meje arsyet. Së pari besoj se edhe vetë pranimi i padisë nga Gjykata në Hagë është me pikëpyetje. Kjo gjykatë është gati të veprojë dhe ka kompetenca të plota për një çështje ku p.sh. qëndrimi i shteteve matet me normat apo marrëveshjet ndërkombëtare. Por ajo ngurron shumë të merret me probleme bilaterale, pra që kërkojnë interpretimin e marrëveshjeve bilaterale mes vendeve. Besoj se ajo do të jetë shumë e rezervuar në gjykimin e kësaj çështjeje.

Treffen des Mazedonischen Ministerpräsidenten, Nikola Gruevski mit dem Herrn Mathew Nimitz

Takim i kryeministrit Gruevski me ndërmjetësuesin Nimitc

Grekët do të mbrohen duke kundërsulmuar Maqedoninë për shkelje të marrëveshjes

Analisti Nils Kadritzke shprehet se edhe nëse padia do të pranohej, do të zhvillohej një polemikë mbi interpretimin e marrëveshjes së vitit 1995, ku të dyja palët do të paraqisnin ankesat e tyre. Grekët ashtu siç tregon edhe reagimi i tyre i parë, do të thonë se edhe maqedonasit kanë shkelur disa nga klauzolat e marrëveshjes. Në këtë rast nuk besoj se Gjykata në Hagë do të arrijë në një vendim të qartë në favor të Maqedonisë.

Arsyeja tjetër pse kjo është taktika e gabuar, sipas Kadritzkes më e rënda, është se edhe nëse procesi do të fillojë ai do të zgjasë tejet shumë, të paktën tre vjet derisa të merret një vendim.

Mazedonische Aussenminister Milososki und seine griechische Kollegin Dora Bakojani

Ministri i jashtëm maqedonas, Milloshoski dhe homologja greke, Bakojani.

Mendoj se ky është një gabim fatal pasi përshtypja që krijon qeveria në Shkup përmes këtij hapi është që ajo ka hequr dorë nga negociatat dhe përpiqet të fitojë kohë. Duket sikur qeveria maqedonase kohën që do të duhet për marrjen e vendimit e konsideron sidoqoftë të humbur. Kjo është për mua një përshtypje fatale dhe për këtë arsye e konsideroj ngritjen e kësaj padie nga qeveria maqedonase një gabim taktik.

Lidhur me qëndrimin e BE-së në konfliktin për emrin e Maqedonisë, analisti Kadritzke thotë: "Qëndrimi i BE-së nuk është aspak i qartë. Diplomatët e BE-së pranojnë se maqedonasit kanë të drejtë të vendosin për emrin dhe nuk tregojnë aspak mirëkuptim për qëndrimin grek. Një argument tjetër që për mua është shumë i rëndësishëm, por për të cilin flitet shumë pak është ky: emri Republika e Maqedonisë, do të ishte plotësisht i mjaftueshëm. Greqia ka një provincë që quhet Maqedoni, por jo Republika e Maqedonisë. Pra ky definicionin e përkufizon krejt qartë shtetin e Maqedonisë dhe e dallon fare mirë nga pjesa bullgare apo greke e Maqedonisë gjeografike. Për këtë arsye, argumentet e Greqisë janë pa vend.

Por të njëjtët diplomatë që i japin të drejtë Maqedonisë për përcaktimin e emrit, thonë megjithatë, madje me dëshpërim, se nuk do të bëjnë asgjë përsa kohë brenda BE-së vlen parimi i unanimitetit. Unë mendoj, thotë Kadritzki, se meqënëse Maqedonia është gati të presë tre apo katër vjet derisa të merret vendimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, atëherë është mirë që ajo të përqëndrohej në përmbushjen e kushteve reale për anëtarësimin në BE, në plan ekonomik dhe politik. Kështu ajo do të kishte gjithë argumentat në anën e saj. Karta e hyrjes për Maqedoninë do të ishte heqja e parimit të unanimitetit dhe zëvendësimi i tij me parimin e votës së shumicës."

  • Data 19.11.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FxpG
  • Data 19.11.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FxpG