1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Padi e re- Ish oligarkun Kodorkovski e kërcënojnë 22 vjet të tjera arrest

Me një seancë paraprake dëgjimi nis sot në Moskë një proces i dytë gjyqësor kundër kritikut të Kremlinit dhe ish- miliarderit të naftës, Mihail K. Vëzhguesit i konsiderojnë proceset të manipuluara nga Kremlini

default

Kodorkovski në pranga

45 vjeçarin e kërcënojnë 22 vjet të tjera arrest, për shkak të përvetësimit të paligjshëm dhe larjes së parave. Kodorkovski po kalon që prej vitit 2005 një dënim tetëvjeçar me burgim, për shkak të mospagimit të taksave. Akuza peshon rëndë, të paktën po ta vështrosh në imtësi. Gjithsej 14 dosje mbushin dyshimet, me të cilat Prokuroria e Moskës ka mbushur dy vitet e fundit dosjet e saj. Përmbledhtazi, ajo e akuzon ish-manjatin e naftës Mihail Kodorkovski dhe ish-partnerin e tij Lebedjev se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme para, i kanë shpërdoruar ato dhe kanë kryer larje parash. Fjala është për më shumë se 20 miliardë euro.

Avokatja e Kodorkovskit, Karina Moskalenko, e konsideron të krijuar akuzën me 14 dosje:

"Këto hetime kanë thjesht natyrë populiste. Kjo është e qartë që prej shumë kohësh. Dhe qeveria nuk përpiqet as ta fshehë këtë."

Mihail Kodorkovski ka qenë dikur njeriu më i pasur i Rusisë. Ai drejtonte koncernin atëherë më të madh privat të naftës, Jukos, dhe bënte pjesë në ata biznesmenë, të cilët nuk e fshehnin kritikën kundër presidentit të atëhershëm Putin. Zhveshja nga pushteti e Kodorkovskit dhe copëtimi, si dhe faktikisht shtetëzimi i sipërmarrjes së tij përputhej kështu në mënyrë të dyfishtë me planet e Kremlinit. Jo vetëm për këtë shkaktoi kritika të mëdha procesi i parë gjyqësor kundër Kodorkovskit në vitin 2005 dhe dënimi i tij me tetë vjet heqje lirie. Procesi i ri gjyqësor vjen pikërisht në kohën e duhur, për të penguar që manjati i naftës të lirohet para kohe nga burgu. Edhe këtë herë avokatët flasin për klientë të kërcënuar, për dëshmi të manipuluara dhe pengime të mbrojtjes. Megjithatë avokatët e marrin seriozisht procesin gjyqësor.

"Ne do të përpiqemi me çdo kusht dhe në mënyrë të plotë, që ta sqarojmë opinionin për këtë akuzë absurde. Ne do të tërheqim vëmendjen jo vetëm për natyrën politike të procesit. Ne do të shfuqizojmë të gjitha të ashtuquajturat dëshmi të palës akuzuese. Do të trajtojmë çdo pikë të veçantë dhe do ta zbërthejmë atë. Edhe sikur rezultati i procesit të jetë paracaktuar, si herën e parë si mbrojtës ne do të bëjmë gjithçka për mandantin tonë."

Megjithatë mbrojtjes këtë herë nuk ia kanë bërë shumë të lehtë punën. Kështu për shembull, edhe një ditë para fillimit të procesit gjyqësor u bënë përpjekje që të pengohen avokatët që ta takojnë mandantin e tyre në gjykatën e Moskës. Veç kësaj, procesi gjyqësor do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

  • Data 03.03.2009
  • Autor Jürgen Dëschner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4fS
  • Data 03.03.2009
  • Autor Jürgen Dëschner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4fS