1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pacolli pezullon aktivitetin e tij si president i Kosovës

Behxhet Pacolli, e ka pranuar në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatsoi se zgjedhja e tij president i Kosovës më datën 22 shkurt ishte jokushtetuese.

default

Parlamenti i Kosovës

Behxhet Pacolli ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij presidenciale, duke respektuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se zgjedhja e tij president i Kosovës është jokushtetuese. Tërë çështjen tash Zoti Pacolli e ka lënë në duar të kuvendit të Kosovës i cili do të ndërmarrë hapat e ardhshëm, duke njoftuar se do të rikandidojë për postin e presidentit të Kosovës. Këtë e konfirmoi në një konferencë për media të martën pasdite, këshilltari i tij politik, Ibrahim Gashi. "Konsiderojmë që Kuvendi i Kosovës është organi kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm. Duke konsideruar se do të ketë përsëritje të procedurës së zgjedhjes së presidenitt të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se zoti Behxhet Pacolli do të jetë gandidatë nga radhët e koalicionit, meqenëse nga vendimi që pranuam nga Gjykata Kushtetuese, zoti Pacolli nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese," thotë Ibrahim Gashi.

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, krytari i Parlamentit

Behxhet Pacolli u zgjodh president më datën 22 shkurt dhe seanca atë ditë u udhëhoq nga Jakup Krasniqi, kryetar i kuvendit. Zoti Krasniqi, thotë se nuk ndjehet fajtorë se pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e presidentit ishte jokushtetuese.

"Unë i kryej përgjegjësitë e mia konform stenogramit që më kanë përgatitur dhe unë nuk kam bërë asnjë shtesë apo mangësi përveç asaj që kam pasur në stenogramin mbi të cilin mbahen seancat plenare", thotë Jakup Krasniqi.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij shprehet optimist se parlamenti do të ketë mundësi që të zgjedhë presidentin sipas procedurave kushtetuese dhe ai beson se kjo do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. "Do të bëjmë zgjidhjen e shpejtë kushtetuese, për çka besoj edhe në rolin pozitiv dhe aktiv të opozitës dhe i ftoj ata për participim aktiv në jetën demokratike. Kam besim të plotë se do ta kalojmë me sukses këtë aspekt procedural në Kuvendin e Kosovës," thotë kryeministri Thaci.

Hashim Thaci Premierminister Kosovo

Hashim Thaçi, kryeministër

Partitë politike opozitare më datën 22 shkurt kur u zgjodh presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, lëshuan sallën e kuvendit duke mos u pajtuar me kandidaturën e tij. Një qëndrim të ngjashëm ato thonë se do të mbajnë edhe në rast të rivotimit për zotin Pacolli. Tash për tash, mbetet një situatë e paqartë se si do të veprohet, për faktin që për nisjen e procedurës së zgjedhjes së presidentit, nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në sallë, ashtu siç e sqaroi në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 31.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10lEY
  • Data 31.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10lEY