1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pa shtetin ligjor nuk mund tё hapen dosjet e diktaturёs

Njё ekspozitё retrospektive nga burgu ku ka vuajtur si i dёnuar politik, publicistit Fatos Lubonja rikthen diskutimin pёr trajtimin e sё kaluarёs nё shoqёritё postdiktaturё.

Fatos Lubonja me vizitorё nё ekspozitёn e tij

Fatos Lubonja

Nё mёnyrё simbolike ekspozita e publicistit dhe aktivistit tё spikatur tё shoqёrisё civile Fatos Lubonja ёshtё hapur nё ambjentet e qёndrёs sё infromacionit tё BE nё mes tё Tiranёs. Ideja pёr njё performancё tё tillё i ka lindur nё nёntor tё vitit 2011, kur ai sё bashku bashkёpunёtoren e tij, Barbara Hausammann, nё rolin e fotografes, bёn njё vizitё nё ish burgun famёkeq tё Spaçit, ku Lubonja ka vuajtur dёnimin si i burgosur politik nё kohёn e diktaturёs.

Rikthimi nё Spaç dukej jo vetёm si njё mision personal retrospektiv, por duke dokumetuar ai kёrkonte qё tё ndante me tё tjerёt kalvarin e vuajtjeve qё kishin provuar shumё e shumё shqiptarё, njё pjesё e mirё e tё cilёve humbёn edhe jetёn nё burgjet ferr apo nё vendet e internimeve kolektive. Pas njё konsultimi tё gjatё artistik ai vendosi qё ta prezantojё gjithçka nё njё instalacion, qё nuk ёshtё gjё tjetёr veçse njё “stimulim muzeumi”, ku inventari i objekteve ёshtё i lidhur pazgjidhshmёrisht me kujtesёn e vetё e autorit.

Reflektim pёr vuajtjet nё diktaturё

“Thjesht ёshtё nevoja ime pёr t'u kthyer dhe rikthyer tek ajo e kaluar. Dhe njёkohёsisht ёshtё nevoja ime qё kёtё tё kaluar ta rrёfej, pёr ta thёnё, qё tё mos harrohet. Kur kёto histori jepen nёpёrmjet njё forme artistike, me art vizual nё kёtё rast, janё me kuintesencё e kujtimeve tё mia tё Spaçit ku unё kam qenё nё burg” – thotё fatos Lubonja pёr DW.

Pёr kuratorin e ekspozitёs Ardian Isufi qasja artistike dokumentare e kёtij instalacioni “pёrshkruan heshturazi, por me forcё dhe energji tё brendshme, histori tё vёrteta personazhesh emblematikё, qё u ёshtё dhunuar jeta nёn diktaturё. Ata e ftojnё spektatorin tё hyjё e tё njihet me pёrjetimet e qёnies njerёzore tё kapur nё “çark”-un e diktataturёs e tё dalё prej andej me njё reflektim dhe pёr jetёn e tij.

Hapja e ekspozitёs “Spaç, objekte – subjekte” ka riprovokuar debatin mbi tё trajtimin e sё kaluarёs nё Shqipёri, njё debat qё vijon prej mё shumё se dy dekada tё tranzicionit. Publicisti Fatos Lubonja shpreh hapur njё sens kritik pёr kёtё çёshtje, sipas tij, pёr tendencёn e asgjesimit tё kёsaj tё kaluare.

Asgjёsimi nёpёrmjet harresёs dhe instrumentalizmit

“Ky asgjёsim ёshtё nё dy forma. Njёri ёshtё nёpёrmjet harresёs, humbjes dhe shkatёrrimit tё dokumenteve. Asgjёsimi tjetёr ёshtё po kёshtu i keq, nёpёrmjet keqpёrdorimit, qasjes keq ndaj asaj tё kaluare, instrumentalizmit tё saj pёr qёllime tё pushtetit dhe akuzave politike qё lidhen me tё sotmen, tё cilat nё njё farё mёnyre e vrasin tё vёrtetёn e asaj kohe dhe njёkohёsisht atij qё mund tё thirret si katarsisi i shoqёrisё”

Pёr Fatos Lubonjёn nuk ndodh procesi si nё psikoanalizё, qё traumat sociale qё janё futur thellё nё inkoshiencё tё arrish t`i futёsh nё koshiencё nё mёnyrё qё tё çlirohesh prej tyre. Ajo qё ndodh, sipas tij nё tё vёrtetё, ёshtё pёrpjekja qё me traumat e sё shkuarёs tё prodhohen disa trauma tё tjera si pasojё e instrumentalizmit dhe keqpёrdorimit tё tyre. “Pra, qё nuk e kuron traumёn, por e acaron atё, si nё njё mjekim tёrёsisht tё gabuar.”

Lubonja ёshtё njё njohёs dhe i asaj qё ka ndodhur me trajtimin e sё shkuarёs komuniste nё ish-DDR, ka marrё pjesё nё diskutime apo nё vizita pune nё Gjermani. Ish-DDR-ja kishte njё privilegj tё madh pasi kishte pjesёn pёrendimore, e cila pёrfaqёsonte atё distancёn e nevojshme dhe luante nё njё farё mёnyrё rolin e arbitrit nё tё gjithё procesin, thotё Lubonja pёr DW-nё.

Qasja shumё serioze e shoqёrisё gjermane pёr tё kaluarёn komuniste

“Kurse pёr Shqipёrinё trajtimi i sё kaluarёs u nis tё bёhej vetё, pa patur njё arbitёr qё ta bёnte procesin tё besueshёm. Nuk mund tё them se nё Gjermani nuk kishte probleme, por qasja ishte shumё serioze, ku nuk kishte vetёm dokumentim, por kjo çёshtje u pa dhe si njё proces katarktik pёr gjithё shoqёrinё. Dua tё them se u tregua si njё shoqёri qё me shqyrtimin e tё kaluarёs kёrkonte tё dilte mё e shёndetshme, mё e pёrgatitur”.

Sipas Fatos Lubonjёs nё rastin gjerman gjithçka u bё duke angazhuar mё shumё instrumenta kuturore, duke angazhuar personalitete tё jetёs publike qё gёzonin reputacion nё shkallё tё gjerё. Kur ai vjen nё rastin shqiptar shprehte se deri mё tani kanё munguar kёta instrumenta kulturorё pёr t'ju qasur me vёrtetёsi procesit tё dekomunistizimit.

“Mbisundon tendenca pёr instrumentalizmin, tё manipulojmё ose tё heroizojmё, tё denigrojmё njerёz dhe jo tё kuptojmё. Njё qasje humaniste do tё thotё qё tё kuptosh veprimet qё kryen. Njё nga armёt kryesore tё komunizmit ishte lufta qё i bёnte individёve duke i pёrfshirё dhe pjestarёt e familjes apo tё afёrm tё tjerё. Pra, nёse dёnoheshe si individ menjёherё kishte dhe demonizim tё familjes dhe fisit. Kishte njё ndarje klasore me ‘famije tё mira' dhe ‘familje tё kёqija'. Kjo ishte tipike e diktaturёs shqiptare, pasi nё Gjermani pёrndjekja nuk ishte nё kёtё pёrmasё. Nё Shqipёri ka ende reminishenca tё luftёs me gjithё familje. Psh kur dёgjon etiketime ‘bllokmenё' apo ‘familje tё bllokmenёvё' ёshtё e njёjta metodё kur sulmohen nipat dhe mbesat e atyre qё kanё bashkёpunuar me diktaturёn komuniste. Krimi ёshtё individual e pёrgjegjёsia ёshtё individuale dhe nuk ёshtё familjare. Kjo tregon qё ne ende nuk kemi bёrё atё reflektim tё thellё ndaj atyre krimeve.”

Defekte serioze sipas Lubonjёs janё shfaqur dhe nё çёshtjen e dosjeve tё ish Sigurimit tё Shtetit nё kohёn e komunizmit. Ai vetё personalisht ka qenё nё ndjekje tё dosjes personale qё kishin sajuar organet e atёhershme tё diktaturёs sё asaj kohe. Fatos Lubonja ka pjekur mendimin se dosjet nё pjesёn mё tё madhe janё shkatёrruar nё mёnyrё enigmatike dhe qёllimshme.

“Unё mendoj se nuk mund tё hapёsh dosje, apo tё bёsh njё ligj lustracioni, pa patur shtet ligjor. Ç'kuptoj unё me kёtё? Qё duhet sё pari njё arbitёr. Nё rastin e Gjermanisё ishte me shumё sukses psh Glauku, i cili sё fundi u bё president i vendit. Arbitri ёshtё pёrgjegjёs dhe i trajton tё gjithё njёsoj. Nёse nuk ka shtet ligjor qё vendos mbi gjithçka ligjin, duke vendosur drejtёsi e dёnuar atё qё meriton tё dёnohet, atёherё çdo gjё ёshtё e destinuar tё dёshtojё. Sepse do tё bёhen gjёrat selektive, qё po tё jesh ‘i imi' ke qenё burrё i mirё, po s'je ‘i imi' atёherё ke qenё agjent i ish-Sigurimit tё Shtetit...”

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama