1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pa rrymë elektrike, pa ujë, pa telefon - Përkeqësohet gjendja humanitare në Ripin e Gazës

Ndërkohë që lufta vazhdon në Gazë, situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Nuk ka rrymë elektrike, nuk ka ujë, nuk ka lidhje telefonike. Gjendja nëpër spitale është katastrofike.

default

Një burrë palestinez çon fëmijën e plagosur në spitalin Edvan në Beit Lahija

Në Rripin e Gazës nuk funksionon asgjë më: Prej 30 dhjetorit rrjeti i furnizimit me energji elektrike nuk funksionon, nuk ka as vaj për ngrohje. 70% e njerëzve nuk kanë asnjë rrugë të hapur për më shumë furnizim me ujë. Rrjeti telefonik fiks funksionon pjesërisht dhe rrjeti i telefonisë mobile nuk punon si duhet. Benzina dhe nafta në Gazë prej muajsh është shumë e kërkuar. Tuneli mes Egjiptit dhe Gazës, përmes së cilit deri tani kanë kaluar lëndët djegëse, u bombardua nga ushtria izraelite.

Israelische Offensive in und um Gaza Dienstag 6. Jan 09 Freies Format

Artileria izraelite vazhdon ofensivën në Gazë, 6 Janar 2009

Ndërkaq ushtria izraelite ka lejuar furnizimin me ndihma humanitare dhe ka hapur për këtë kalimet kufitare. Sipas të dhënave të ministrisë së jashtme izraelite, të hënën mundën të depërtojnë në drejtim të Gazës kamionët me ushqime, medikamente dhe aparate mjekësore. Po ashtu duhet të kenë arritur në zonën e luftës ditën e hënë 200 mijë litra karburant. Në qoftë se ndihmat humanitare deri në Gazë duhet të kenë mbërritur, tani shtrohet pyetja se si do të arrijnë ato tek njerëzit. Çdo transport është një rrezik më vete.

Situatë dramatike në spitale

Më e rëndë është situata tani për të plagosurit në spitale. Erik Fose (Eric Fosse), mjek norvegjez në spitalin Shifa në qytetin e Gazës, e sheh tw rwnduar punën e tij në një gjendje shtetrrethimi: "Ky spital ndodhet prej një jave i bllokuar. Pacientët mbërrijnë pa pushim në një kohë që tek ne medikamentet dhe mjetet për ndërhyrje kirurgjikale janë mbaruar. Me fillimin e ofensivës tokësore dhe puna është rënduar".

Israel greift Hamas an Verletzter in Gaza Stadt

Spitali i Shifas në Qytetin e Gazës. Spitalet janë të varur nga gjeneratorët elektrikë

Spitali më i madh në Gazë është i varur nga gjeneratorët elektrikë që funksionojnë vetëm me naftë. Eric Fose ka frikë se gjeneratorët mund të ndërpriten. Atëherë 70 pacientë në stacionin intensiv dhe 30 foshnja të sapolindura në stacion mund të vdesin menjëherë. Ata janë të gjithë të varur nga funksionimi i aparateve mjekësore.

Gjendja higjenike në spitale është katastrofike sipas Dr. Foses: "Spitali është kthyer në një farë mënyre si një spital fushor. Të hënën në mëngjes ne operuam dy njerëz, ndërkohë që kemi njerëz të operuar nëpër korridore. Ka njerëz që presim për një operacion . Ata shtrihen në korridor të spitalit dhe ata vdesin, sepse ne nuk kemi mundësi të kujdesemi për ta".

Qëkur ka nisur lufta, mjekët dhe infermieret po punojnë pa ndërprerje. Ata kanë nevojë për një zevëndësim urgjent. Sipas një raporti të zyrës së Kombeve të Bashkuara për koordinim për problemet humanitare, ekzistojnë ndihma të mjaftueshme, por problemi mbetet se si të arrijnë ato deri tek njerëzit që kanë nevojë. Edhe një transportim i shpejtë për në spitale në zonat e luftës është i pamundur. Kështu thotë Pier Uetah (Pierre Wettach), shefi i Komitetit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar në Izrael dhe në territoret palestineze: "Pika më kritike është: Si të vijnë të plagosurit në spital? Shpeshherë ndodh që jo dhjetë, apo 15 minuta zgjat koha që i plagosuri të arrijë në spital, por shpeshherë kalojnë disa orë deri sa njerëzit të arrijnë në një klinikë".

Vetëm një armëpushim mund të përmirësojë situatën e popullsisë në Gaza. Kjo kohë do të shfrytëzohej për trasportimin urgjent dhe të nevojshëm të të sëmurëve, të ndihmave ushqimore dhe të medikamenteve.

  • Data 06.01.2009
  • Autor Sebastian Engelbrecht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSos
  • Data 06.01.2009
  • Autor Sebastian Engelbrecht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GSos