1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pa pasoja? - Industria e makinerive dhe kriza financiare

Prodhuesit gjermanë të makinerive ndjehen të paprekur nga kriza. Përfaqësuesit e kësaj industrie u mblodhën ne Berlin në samitin e 3-të prodhuesve të makinerive.

default

Reparti i prodhimit të makinerive të Siemens-it, Gërlitc

Prodhimi i makinerive në Gjermani është në varësi të madhe prej eksportit thuajse si asnjë degë tjetër e ekonomisë. Tri nga katër makineri të prodhuara, firmat gjermane i shesin jashtë vendit duke pasur një kuotë në tregun botëror prej 20%. Në sfondin e krizës ndërkombëtare në tregjet financiare mund të mendohet, se dega gjermane e makinerive preket ndjeshëm, veçanërisht në tregun më të madh të saj në SHBA, ku gjendja është e turbullt.

"Goditja larg nesh"

Ai që këto ditë është në kërkim të flladit optimist duhet të vizitojë prodhuesit gjermanë të makinerive. Në këtë degë të industrisë duket se po shkëlqen dielli pavarësisht motit të të tetorit me vranësira dhe ditëve të zeza në bursë. “Gjithçka po shkon për së mbari dhe porositë vazhdojnë. Ne prodhojmë makineri të veçanta si centrifuga dhe turbina, pra makineri specifike. Atje ku klienti nuk di nga t´ia mbajë, jemi ne që ia përmbushim kërkesat."

Deutschland Finanzkrise Börse in Frankfurt Börsenkurve

Kriza në bursa nuk ka ulur numrin e porosive të makinerive

Dierk Dornieden ka punësuar 100 vetë në fabrikën e tij në Billerbek në veri-perëndim të Gjermanisë. Kësisoj ai është një përfaqësues tipik i sektorit të ndërmarrjeve të mesme të prodhimit të makinerive. Ai drejton sipërmarrjen familjare të trasheguar në brezin e dytë. Duket se fabrika e tij nuk i trembet krizës botërore ekonomike: “Ne jemi aktivë në prodhimin e makinerive dhe kjo është një degë imune kundrejt krizave, kjo është dëshmuar gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar. Unë besoj, se goditja është larg nesh.”

E megjithatë në vitin 2009 prodhuesit gjermanë të makinerive nuk mund të parashikojnë kuota të larta rritjeje. Kështu shprehet Manfred Wittenstein, president i shoqatës së prodhuesve gjermanë të makinerive dhe impianteve. “Edhe ne jemi prekur. Kohët e sukseseve sensacionale, kur rekordet e prodhimit pasonin njëri-tjetrin dhe kur ne kishim kuota rritjeje si ato të viteve 60-të tani për tani kanë marrë fund. Edhe ne na duhet ta shtrëngojmë rripin."

Unternehmen Maschinenbau Angela Merkel

Kancelarja Merkel duke folur në samitin e 3-të të prodhimit të makinerive

Kërkesa të industrisë së makinerive

Në samitin e 3-të të prodhuesve gjermanë të makinerive në Berlin ishte e ftuar edhe kancelarja Angela Merkel. Duke folur përpara sipërmarrësve Merkel mbrojti paketën e shpëtimit nga kriza financiare në vlerën e 500 miliardë eurove të miratuar nga qeveria gjermane të hënën (13.10). Me këtë paketë qeveria do të mbrojë jo vetëm bankat nga falimentimi, por edhe të gjithë ekonominë e vendit, theksoi Merkel: “Duhet ta themi vazhdimisht, se pa një sistem financiar funksionues, ndërmarrjet nuk mund të menaxhojnë në kohët moderne, ndaj ishte ky një argument thelbësor, përse qeveria veproi dhe tani përmes një procedure të përshpejtuar do të zhvillohen konsultimet parlamentare."

Megjithatë Merkeli nuk u prit me entuziazëm prej prodhuesve të makinerive, e si rrjedhojë ajo shtoi:

“Paksa duartrokitje s´do të kish qenë keq." Ndonëse sipërmarrësit e përshëndesin paketën e shpëtimit të Merkelit, ata kërkojnë masa të mëtejshme nga qeveria, për ta mbrojtur në plan afatgjatë degën e tyre prej krizave. Një ndër kërkesat kryesore të tyre është që të investohet më shumë për arsimin.

Edhe Dierk Dornieden ka frikë, se është e afërt dita, që ai nuk do të gjejë më punonjës të kualifikuar mirë për fabrikën e tij. Të jesh i rezervuar tani me kërkesa në sfondin e rënies ekonomike që kërcënon, jo faleminderit këtë nuk e bëj, nënvizon ai: “Madje tani ne po planiifkojmë hapjen e një reparti të ri. Ne jemi duke e zgjeruar ndërmarrjen tonë." Pavarësisht nga kriza financiare makineritë e mira do të kërkohen edhe në të ardhmen.

  • Data 15.10.2008
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZap
  • Data 15.10.2008
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZap