1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Pa migracion do të rritet mungesa për forca të kualifikuara

Mungesat për ekspertë në Gjermani në profesionet nga dega e shkencave të natyrës dhe teknika janë në rritje. Shoqatat e ekonomisë po venë alarmin dhe në ekspertizën e tyre aktuale shohin edhe shanse përmes migracionit.

Shoqatat e ekonomisë gjermane po u bien këmbanave të alarmit: sipërmarrjeve u mungonin në shtator tëkëtij viti 164.000 froca pune në degën e profesioneve të shkencave të natyrës dhe teknike. Edhe tendenca është shqetësuese, sepse brenda një periudhe të parashikueshme ky boshllëk do të rritet për shkak tëndryshimit demografik. Në këtë konkluzion arrihet në raportin e vjeshtës të prezantuar (15.10) në Berlin nga prfaqësuesit e Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane (BDI)dhe të shoqatave të tjera të sipërmarrësve. Në fokus të të ashtuquajturve profesione MINT, që zgjejdhin të rinjtë pas kualifikimit profesional janë studentë nga degët: matematikë, informatikë, shkenca natyre dhe teknikë.

Migracioni nga vendet fqinjë konsiston në zanatet MINT

Prej kohësh dihet, se pikërisht në Gjermaninë si kombi i inxhinierëve nxënësit gjithnjë e më shpesh u shmangen degëve më të rëndësishme të inxhinierisë. Një situatë, që sipas raportit aktual ka çuar në mangësitë e tanishme. Megjithatë numri i vendeve të punës të profesioneve MINT vitet e fundit është rritur, por kjo kryesisht ka të bëjë me migracionin e kualiifkuar. "Migracioni ndihmon për sigurimin e forcave të kualifikuara të punës", thotë profesor Axel Plünnecke, përgjegjës për çështjet e emigracionit në Institutin e Ekonomisë Gjermane në Këln. Në tre vitet e fundit numri i ounëve në profesionet MINT është rritur me 2,6 përqind. Ajo që bie veçanërisht në sy këtu, është se numri i punonjësve të huaj në degën e profesioneve MINT rritet pesë herë më shpejt se sa ai i forcave vendase të punës. "Mungesat e punonjësve të kualifikuar do tëishin sot edhe më të mëdha, nëse vitet e fundit Gjermania nuk do të kishte përfituar në masë të gjerë nga migracioni", thotë eksperti i Institutit të Ekonomisë në Këln. Raporti i fundit nxjerr në pah se forcat e kualifikuara në zanatet MINT vijnë nga Europa Qendrore dhe Lindore (+37 përqindt), India (+ 35 përqind) si dhe Spanja (+27 pëërqind). Ndërsa brenda Gjermanisë ka dallime të mëdha: në një kohë që zonat e fuqishme ekonomike si Bavaria, Baden-Vyrtembergu dhe Heseni janë si magnet për forcat e kualifikuara nga jashtë në grupin e zanateve MINT, zonat në landet lindore të Gjermanisë paarqiten dukshëm shumë më dobët.

Migracioni i refugjatëve nuk i zjidh mungesat në profesionet MINT

Raporti i referohet edhe shanseve, që mund të ketë rritja aktualisht rekord e numrit të refugjatëve në sektorin e zanateve MINT. Thomas Sattelberger, drejtues i iniciativës së shoqatave të industrisë dhe sipërmarrësve për zanatet MINT, vërne megjithatë që të mos ketë shpresa të ekzagjeruara. "Azilkërkuesit e pranuar nuk mund t'i plotësojnë mungesat as në sektorin MINT dhe as në të tjera zanate me mungesë forcash të kualifikuara", ky është konkluzioni i tij. Sattelberger e mbështet këtë tezë tek vlerësimi i shifrave të tre viteve të kaluara. Kjo tregon, sipas Sattelberger, "se punësimi i të ardhurvae nga vendet e origjinës ë refugjatëve si Afganistani, Siria, Iraku dhe Eritrea nga një nivel i ulët është rirtur". Por kuota e atyre, që kanë ardhur nga këto vende dhe jan ëüunësuar në sektorin MINT është dukshëm më e ulët krahasuar me të huaj nga vende të tjera apo edhe me vet gjermanët. Në fund të vitit 2014 nga këto vende janë punësuar në Gjermani në sektorin e profesioneve të shkencave të natyrës dhe teknike rreth 3600 vetë.

Ndaj fillimisht vlen, që pranimi i refugjatëve duhet konsideruar si detyrë humanitare, dhe jo si përgjigje ndaj mungesës së forcave të kualifikuara të punës. Në hapat e tjerë duhet të "vendosen me mençuri ura nga mungesa e arsimit tek përvojat e para profesionale", thekson Sattelberger. Sistemi i shkollimit dhe kualifikimit profesional duhet të fleksibilizohet, edhe në sfondin e numrit që pritet të refugjatëve në moshë për detyrim shkollor. Sipas parashikimeve vetëm në dymbëdhjetë mujat e ardhshëm duhet të integrohen në sistemin gjerman të arsimit deri në 300.000 fëmijë e të rinj. Kjo kërkon shumë më tepër personel. Sattelberger parashikon një nevojë për rreth 14.000 vende të reja edukatorësh dhe rreth 30.000 vende mësuesish.

Për të tërhequr shpejt personelin mësimdhënës, mund të riktheheshin në shkolla ata që kanë dalë në pension. Po ashtu duhet të kualifikohen më tej edhe mjeshtrat në zejtari apo teknikë si asistentë. Për profesor Axel Plünnecke nga Instituti i Ekonomisë në Këln një ofensivë në shkallë të gjerë për arsimimin e refugjatëve është sidoqoftë një avantazh, jo vetëm për sektorin MINT. Organizimi i kualifikimit profesional, i kurseve të gjuhës dhe i mësuesve për shkollat, këto nënkuptojnnë paketa miliardash, që duhen shpenzuar tani për këto detyra që dalin.