1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pa furnizim të sigurtë me artikuj ushqimorë nuk ka stabilitet politik në botë

Rritja e çmimeve në tregun botëror, luftimi i urisë dhe vizita e papës në SHBA - temat kryesore të të përditshmeve gjermane ditën e enjte.

default

Familje në Darfur, fëmijë vdesin nga uria

"Tagespiegel" kritikon stilin e jetesës në perëndim: "Superioriteti i supozuar i stilit perëndimor të jetesës po na del një katastrofë e vërtetë. Po qe se rregullat e tij do të zbatoheshin gjithkund në botë, atëherë nuk do të mjaftonin më burimet natyrore për një jetesë të tillë. Kjo nuk do të thotë që të përhapet menjeherë varfëria dhe depresioni. Kjo ka të bëjë më shumë me heqje dorë nga tepria, kjo do të ishte në të vërtetë fitore për cilësinë e jetesës. Cinikët do të thoshin më shumë rrogë për më pak rehati dhe luks është reduktim i sëmundjeve të sheqerit, zemrës apo kockave. Për këtë mund të fillojmë të mendojmë vërtet më seriozisht, po qe se nuk se nuk i mbushet kujt mendja."

"Shtuttgarter Zeitung" komenton rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Tema e urisë prek thellë ankthin e lashtë njerëzor dhe për këtë arsye i duhet kushtuar patjetër vëmendje. Pavarësisht nga përparimet teknike dhe revolucioni dixhital, ato barëra që rriten nëpër fushat e globit, janë baza themelore e jetës së njeriut, krahas ujit të pijshëm dhe ajrit të pastër. Pa një furnizim të sigurtë me artikuj ushqimorë nuk ka as stabilitet politik, as prosperitet ekonomik, kujtojmë këtu trazirat e fundit. Ekspertët kanë të njëjtin mendim se duhet rritur edhe me tej prodhimi mbarëbotëror i artikujve ushqimorë. Përndryshe nuk mund të furnizohet një njerëzim gjithnjë e më tepër në zgjerim me pretendime gjithnjë e më të larta. Që tani vuajnë nga uria rreth 900 milionë vetë në botë."

Vizita e papës në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen e shtypit gjerman. Gazeta gjermane "Westfälische Nachrichten" e komenton vizitën e papës:

"Është e vështirë të gjesh arsye se pse pikërisht në ditën, në të cilën papa Benedikit i XVI pritet në Amerikë, gjykata e lartë e deklaron të lejueshëm përdorimin e injeksionit për ekzekutimin me vdekje. Ky verdikt do të thotë vdekje për një numër të madh të dënuarish. Kjo është një shuplakë për kundërshtarin e njohur të dënimit me vdekje, papa Benediktin, dhe tregon se sa i thellë është hendeku..."

  • Data 16.04.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjEb
  • Data 16.04.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjEb