1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pa eufori me monedhë të re kombëtare

Që prej ndërrimit të viteve Letonia ka si monedhë kombëtare euron. Vendi i 18-të i eurozonës i arriti kriteret e Mastrihtit pas një politike dragoniane kursimesh. Në vitin 2009 Letonia gati falimentoi.

Milda synon t'i bindë letonezët për euron. Portreti i një vajze të re nga Riga buzëqesh në monedhat një dhe dy euroshe. Fytyra e kësaj vajze qe shtypur edhe njëherë tjetër në monedhë: pas shpalljes së pavarësisë së Letonisë, më 1918, u fut në qarkullim monedha letoneze Lats dhe dizajnuesi më i famshëm i vendit e përjetësoi dashurinë e tij platonike për 29 vjeçaren Zelma Brauere në kartëmonedhën 5 Lats.

Më vonë Letonia u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe Latsi u zhduk, deri sa u rishfaq sërish pas pavarësisë në vitin 1991. Sërish me Mildan. Por ajo buzëqeshte vetëm nga kartëmonedhat e mëdha. Me monedhat e euros Milda e dashur do të jetë tani çdo ditë në duart e njerëzve.

Por eufori nuk ka për hyrjen në eurozonë. Në një sondazh të fundit, vetëm 25% e letonezëve ishin pro anëtarësimit në eurozonë. "Kjo puna e konvertimit është problematike", shpjegon një tregtare me pakicë në tregun e njohur të luleve të Rigas. Çmimet në euro janë më të lartë se në Lats. Sipas kursimit të konvertimit, një euro i përgjigjet 0,70 Lats. Kështu që çmimet emocionalisht të duken më të larta, thonë tregtaret. Një klient ngre vetëm supet: "Ka gjëra që janë thjesht të pashmangshme."

Entuziaste është përkundrazi qeveria. Ministri i Financave, Andris Vilks nuk e fsheh krenarinë e tij: bëhet fjalë për lidhjen e Letonisë ndaj Perëndimit, "ne nuk duhet ta shtynim një vendim kaq të rëndësishëm vetëm për shkak të disa faktorëve të jashtëm", thotë ai në intervistë me DW.

Milda në monedhën e Euros

Milda në monedhën e Euros

Letonia ishte buzë falimentimit

Që letonezët tani kanë mundësi të paguajnë me euro, kjo është pika kulmore e një përpjekje ekonomike të madhe për rezultate. Në vitin 2009, Letonia në kuadër të krizës financiare ndodhej para falimentimit. 2,3 milionë letonezët u shpëtuan vetëm me ndihma ekonomike nga Brukseli dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Qeveria zbatoi një kurs kursimi që nuk fali askënd: pensionet u shkurtuan, nëpunësit shtetëror u pushuan. "Kjo ishte", thotë një kalimtar në pjesën e vjetër të Rigas, "koha më intensive e agjërimit në jetën time."

Me hyrjen në BE në vitin 2004 erdhi bumi ekonomik - i financuar me kredi. Pastaj rënia: ekonomia ra me 17 përqind. Vetëm brenda një viti. Sot një pamje krejt tjetër: viti 2014 do të jetë viti i tretë radhazi me rritje ekonomike. Me më shumë se katër përqind, si në asnjë vend tjetër të eurozonës. Këto qenë prognozat e Komisarit për Monedhën të BE, Olli Rehn nëntorin e kaluar. Sinjali nga Brukseli: kursi i kursimit i eurozonës bën efekt.

Por jo të gjithë janë të bindur. Shumë banesa në qendër të Rigës rrinë bosh. Papunësia vazhdon të jetë njëmbëdhjetë përqind, kurse të ardhurat mesatare mujore kanë mbetur në 700 euro. Sistemi bankar ndoshta vazhdon të jetë i madh për këtë vend të vogël.