1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pa dyshim një fund i lumtur

Pas përfundimit emocional dhe të lumtur të aksionit të shpëtimit, filluan diskutimet në lidhje me kostot dhe kuptimin e hulumtimit të shpellave.

Studiuesi i shpellave, Johann Westhauser, i plagosur rëndë rreth 1.000 metra nën tokë arriti të shpëtohet dhe pas dymbëdhjetë ditësh të nxirret përmes labirinteve të ngushtë të shpellës.

Çfarë e komplikoi edhe më tej këtë aksion shpëtimi është fakti se hyrja e shpellës gjendet në një masiv të madh malor, mes Unterbergut, Berchtesgadenit dhe Salzburgut, në 1800 metra lartësi. Si dy ekipet e shpëtimit edhe grupet e ndihmëse bashkë me tonelata të tëra materialesh u çuan në hyrje shpellës me helikopter. Rreth 1000 vetë u angazhuan për shpëtimin e Johann Westhauser - ndër ta edhe 202 specialistë shpellash nga Gjermania, Austria, Italia, Kroacia dhe Zvicra.

Shpenzimet dhe kuptimi i aksionit

Tani, menjëherë pas përfundimit emocional dhe të lumtur të aksionit të shpëtimit, filluan diskutimet në lidhje me kostot dhe pyetjen "Çfarë kuptimi ka që të njerëzit futen nëpër shpella të rrezikshme dhe - në rast aksidenti - vënë të tjerët në rrezik të panevojshëm për shpëtimin e tyre"? Kjo është për të ardhur keq.

Sigurisht, kostot do të jenë gjigante. Ndosha disa milionë euro. Kush do të paguajë për atë shpëtmin, pra sa do të marrë përsipër landi i Bavarisë, Shoqata e Shpëtimit, sigurimi shëndetësor i Johann Westhauser dhe ndoshta edhe ai vetë, do të diskutohet muajt e ardhshëm dhe do të vendoset në bazë të kritereve specifike. Por po kështu mund të diskutohet edhe për shpenzimet disproporcionale, por për fat të keq të nevojshme, për trupat e policisë gjatë ndeshjeve të futbollit. Ose për fishekzjarret që hidhen në raste të ndyrshme.

Në këtë raste kemi të bëjmë me shpëtimin e jetës së një njeriu nga një situatë pothuajse e pashpresë. Pa solidaritetin mbreslënës në mesin e shpëtimtarëve Westhauser kurrë nuk do të dilte dot nga shpella. Po ashtu specialistët e shpellave në Evropë, që nuk janë të shumtë, u treguan të gjithë të gatshëm të ndihmonin dhe askush nuk shtroi pyetjen se pse duhej të merrte pjesë në një aksion të tillë me rrezik jete.

Të dhëna të rëndësishme për shkencën

Studimi i shpellave është pasion dhe jo një hobi sportiv si alpinizimi apo fluturim me parashutë, pra nuk është kalim absurd kohe. Speleologët mbledhin të dhëna të rëndësishme për shkencën. Për shkak se profesioni i eksploruesve të shpellave nuk ekziston, hulumtuesit që merren me shpella, janë gjeologë, paleontologë apo arkeologë. Por shumica e tyre nuk futen në shpella. Prandaj ata bashkëpunojnë me njerëz që e kanë pasion këtë gjë, si fizikanti Johann Westhauser.

Vetëm me ndihmën e tyre ka qenë e mundur të hulumtohen shpellat dhe të zbulohen për shembull, kockat e njeriut të Neandertalit, ose fosilet të vlefshme për njerëzit. Me ndihmën e tyre ende vazhdojnë të hulumtohen, burimet nëntokësore të ujit dhe të përcaktohet se cilat shpella janë të parrezikshme dhe mund të vizitohen nga publiku. Për këtë ata vënë jetën e tyre në rrezik.

Aksione më të vogla për shpëtimin e speleologëve, që paguhen nga fonde të posaçme për shpëtimin ka gjithmonë. Vetëm rrallë ajo bëhen publike. Një aksion të tillë kaq të madh sa në Unterberg nuk do të ketë së shpejti prapë. Sidomos me një fund të tillë të lumtur. Le të gëzohemi për faktin se angazhimi i shpëtimtarëve pati sukses dhe që Johann Westhauser është gjallë