1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pöttering: BE duhet të jetë motor i paqës në Lindjen e Mesme

Ka kohë që në konfliktin e Lindjes së Mesme përpiqet të ndërmjetësoj edhe BE- pa ndonjë sukses të veçantë. Pse është kështu, sqaron kryetari i grupit punues për Lindjen e Mesme në Parlamentin e BE-së, Hans-Gert Pöttering

kryetari i grupit punues për Lindjen e Mesme në Parlamentin e BE-së, Hans-Gert Pöttering

Kryetari i grupit punues për Lindjen e Mesme në Parlamentin e BE-së, Hans-Gert Pöttering

DW: Zoti Pöttering, në konfliktin e Lindjes së Mesme ka kohë që nuk është folur për përparime. Çfarë mund të bëjë BE në një gjendje të tillë të ngatërruar?

Hans-Gert Pöttering: "Në politikë në përgjithësi dhe në Lindjen e Mesme në veçanti ne nuk guxojmë asnjëherë të humbasim shpresën se megjithatë mund të gjindet një zgjidhje. Një shemebull: ne në Bashkimin Evropian sapo kemi festuar 60-vjetorin e deklaratës së Robert Schuman-it të 9 majit të vitit 1950 me të cilën është hapur procesi i pajtimit në Evropë. Ajo çfarë atëherë dukej e pakonceptueshme, që popujtë e Evropës, para së gjithash Franca dhe Gjermania të pajtohen dhe të punojnë së bashku për Evropën, u tregua shumë e suksesshme. Nëse ekziston vullneti i mirë atëherë diçka e ngjashme është e mundur të ndodhë edhe në Lindjen e Mesme. Posaçërisht Bashkimi Evropian duhet të jetë këtu një motor i fortë. Ai duhet insistojë tek palët që të mos heqin dorë për të punuar edhe më tutje për paqen dhe ta kërkojnë atë edhe në Lindjen e Mesme.

DW: Në ditët e kaluara rolin e këtij motori e kishte e ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme Catherine Ashton. Ajo ishte për vizitë në Izrael dhe në rajonet palestineze. Megjithatë për takimin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu ishte rënë dakord që të mos thuhet asnjë fjalë. Një takim me presidentin e palestinezëve nuk u realizua fare. A simbolizon kjo pafuqinë aktuale të evropianëve?

Hans-Gert Pöttering: "Unë nuk besoj që kjo mund të interpretohet dhe të quhet si pafuqi. Catherine Ashton ka qenë në Lindjen e Mesme (17-19.07.) dhe ka takuar edhe kryeministrin e rajoneve palestineze Salam Fayyad i cili para pak kohësh ka qenë për vizitë edhe në Parlamentin Evropian në Bruksel. Unë e kam takuar atë dy herë gjatë javës së kaluar. Ai është shumë aktiv dhe i angazhuar për të krijuar një shtet palestinez nga e para. Dhe unë shpresoj që Catherine Ashton-i të ketë pasur një bisedë shumë të hapur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërkohë edhe Izraeli e pranon se duhet të hapen kufinjët me Rripin e Gazës në mënyrë që vendi të mund të zhvillohet. Hamasi ndërkaq duhet të ndërpresë sulmet me raketa. Dhe nëse ndodhin të gjitha këto atëherë ka edhe gjasa për zgjidhje me dy shtete. Kjo do të thotë: Izraeli në kufijë të sigurtë dhe Palestina në kufijë të sigurtë. Dhe këtu ne nuk guxojmë asnjëherë që të heqim dorë nga përpjekjet tona, bashkarisht me SHBA-të, me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara Bashkimi Evropian duhet të marrë pësipër detyrat e tij.

DW: Çka mund të bëjë BE për të përmirësuar gjendjen humanitare në Rripin e Gazës?

Hans-Gert Pöttering: "Bashkimi Evropian ka vënë ndërkohë në dispozicon shumë para për Rripin e Gazës dhe për Bregun Perëndimor. Por ne nuk duhet të mbetemi në suazat e ndihmave humanitare. Këtë e ka thënë gjatë vizitës së saj edhe Catherine Ashton. Gaza duhet sërish të zhvillohet. Rripi i Gazës është shkatërruar në masë të madhe nga përleshjet, nga lufta... Palestinezët në Rripin e Gazës duhet të kenë një shans të vërtetë që shkon përtej ndihmave humanitare. Prapë duhet të ketë mundësi për zhvillimin e Gazës. Nëse ndodh e tërë kjo atëherë edhe kushtet për paqe do të jenë më të mira."

Autor: Karin Jäger / Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 23.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ORrK
  • Data 23.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ORrK