1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përvjetori i vrasjes së Rabinit. Shërbimi sekret i Izraelit paralajmëron ndaj vrasjeve të reja politike

Izraeli ka me sa duket një problem të madh sigurie. Kështu shërbimi sekret izraelit ka paralajmëruar ndaj atentateve të mundshme të ekstremistëve të djathtë hebrenj kundër politikanëve të lartë.

default

Clinton, Rabin dhe Arafat në shtator 1993 në Uashington

Janë në rradhë të parë kolonë radikalë në Jordanin Perëndimor, që përhapin mosrespektimin e ligjit, refuzojnë autoritetin dhe rrezikojnë ligjin dhe rendin në gjithë Izraelin. Paralajmërimi ndaj vrasjeve të reja politike bëhet pikërisht në përvjetorin e 13-të të vrasjes së kryeministrit Jitzhak Rabin, i cili u vra atëherë nga një fanatik i djathtë.


Kolonët, djem të rinj, një pjesë e të cilëve plotësisht të maskuar dhe gra të reja me funde të gjata deri në tokë, qëllojnë me gurë gazetarët. Një fotograf plagoset në kokë. Një natë më parë, forcat izraelite të sigurisë kishin zbrazur një ngulim të vogël të paligjshëm hebre. Vetëm dy ditë më vonë ngulimi u rindërtua nga kolonët në tokë të marrë pa të drejtë nga palestinezët. Dhuna e kolonëve në Jordanin Perëndimor e ka trembur Izraelin, pasi tanimë ajo nuk drejtohet vetëm kundër palestinezëve, por edhe kundër ushtarëve dhe policëve. Dhe, paralajmëron shefi i shërbimit sekret izraelit, Yuval Diskin, edhe kundër politikanëve. Vrasje politike si ajo e ish kryeministrit Jitzhak Rabin 13 vjet më parë.


E bija e Rabinit, Dalia është e indinjuar nga shtimi i dhunës:


"Këto pamje të përleshjeve me palestinezë në krahinat autonome ku ushtria sheh e pafuqishme se si kolonët sulmojnë ushtarët, janë të tmerrshme. Mendoj se ka ardhur koha, që shoqëria izraelite të merret me këtë."


Aktualisht shoqëria izraelite po kalon një krizë të rëndë. Ajo rrezikon të humbasë të gjitha vlerat e saj, thotë Dalia Rabin.


Dhuna e kolonëve, për të cilën informohet thuajse çdo mbrëmje në edicionet televizive të lajmeve, ka shkundur edhe presidentin e Izraelit Shimon Peres. Në një intervistë me televizionin publik izraelit, në përvjetorin e vrasjes së Rabinit, ai tha:


"Të gjitha lëvizjet ekstremiste si ajo komuniste apo naziste apo përkrahësit e Khomeinit besojnë se atyre u lejohet të vrasin, se mund të luajnë rolin e Perëndisë. Kam frikë se edhe tek ne ekziston bindja, se për të ashtuquajturat objektiva supremë, mund të derdhet gjak."


Peres 13 vjet më parë ndodhej vetëm pak metra larg shokut të tij të partisë Rabin, kur ai u vra nga një ekstremist i djathtë hebre gjatë pas një demonstrimi për paqe. Vrasësi, Jigal Amir, tha më pas se kishte menduar të vriste edhe Peresin, atëherë ish ministër i jashtëm, për shkak të angazhimit të tij në procesin e paqes. A duhet të ketë Peres sërisht frikë për jetën?


"Unë nuk shqetësohem për veten, shqetësohem për kombin. Duhen bërë të gjitha përpjekjet, që një gjë e tillë të mos ndodhë."


Noam Federmann, një nga kolonët në Hebron që përdorin dhunën, përgjigjet me cinizëm:


"Unë po ju them se i njoh këta njerëz. Askush nuk do të harxhojë as edhe një fishek për ta. As për Olmertin i cili së shpejti do të largohet nga posti dhe as për ndonjë tjetër. Thjesht nuk ia vlen."

  • Data 04.11.2008
  • Autor Marx, Bettina, z.Zt. Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnGX
  • Data 04.11.2008
  • Autor Marx, Bettina, z.Zt. Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnGX