1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

Kryeministri Berisha i bëri thirrje Partisë Socialiste të kërkojnë falje publike për krimet e kryera gjatë viteve të diktaturës komuniste

default

Gjatë përurimit të një ekspozite, që u hap të premten në Tiranë në përkujtim të 20 shkurtit 1991, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha, Kryeministri Berisha i bëri apel PS, të kërkojë ndjesë duke theksuar të distancohet nga e shkuara "tmerrësisht e rëndë dhe e hidhur për kombin dhe Shqipërinë".

Në përkujtim të 20 shkurtit 1991 Presidentii i Republikës, Bamir Topi, dekoroi protagonistët e asaj dite dhe të protestës së qytetarëve të Tiranës për kontributin e tyre.

Të dhënat zyrtare flasin se nga 1945 deri në 1990 në Shqipëri humbën jetën 6000 vetë, të dënuar me nenin famëkeq për "Agjitacion dhe Propagandë kundër regjimit" dhe me anë të dënimit me vdekje për këdo që tentonte të kalonte ilegalisht kufirin.

Ekspozita, në përkujtim të viktimave të komunizmit, përmban dokumenta arkivore nga gjyqet e dënimit me vdekje, pushkatime, fotografi dhe objekte personale të të dënuarve politike.

Përkujtimi i rrëzimit të simboleve të komunizmit ka qenë një rast më shumë për të mbijetuarit e diktaturës komuniste dhe ish të përndjekurit politikë, për të deklaruar votën e tyre kundër së djathtës, nëse maxhoranca parlamentare nuk miraton në filim të javës një fond shtesë për dëmshpërblimin e tyre.


  • Data 20.02.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GyJX
  • Data 20.02.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GyJX