1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përtej Lampeduzës - Politika e dështuar ndaj refugjatëve e qeverisë Berlusconi

Gjendja në Lampeduza mbetet shqetësuese. Sepse pas djegies së kampit të pranimit të refugjatëve, nuk do të ngrihet tjetër. E paqartë është edhe, në se anijet e refugjatëve në të ardhmen do të zbarkojnë në Lampeduza.

Rojet bregdetare sjellin refugjatë në det

Rojet bregdetare sjellin refugjatë në det

Italia po bën dy gjëra në politikën ndaj refugjatëve. Po tregon fytyrën e saj të shëmtuar dhe paaftësinë e saj. Ky është thënë shkurt përfundimi i Marco Paciotti-t, koordinatorit për emigracionin në partinë demokratike të Italisë. Tri javë kanë kalur nga djegia e kampit të pritjes së refugjatëve. Qeveria vendosi që ta shpallë ishullin vend të pasigurtë dhe ta mbyllë atë për refugjatët: "Premtimi, që qeveria i ka bërë kryetarit të bashkisë së ishullit, është që në Lampedusa nuk do të ketë më kamp për refugjatë. Kam frikë se ky është një premtim tjetër i qeverisë, që nuk do të mbahet."

Refugjatë në Lampeduza

Refugjatë në Lampeduza



Këtë vlerësim bën edhe Laura Boldrini, zëdhënësja e komisariatit të lartë për refugjatë. Ajo thekson pasojat e rënda, që ka ky vendim dhe druhet se nga kjo mund të ketë edhe të vdekur. Sepse në të ardhmen, së paku ky është plani, shpëtimi në det do të bëhet nga Sicilia, që ndodhet rreth 200 kilometer më në veri, së paku shtatë orë më larg për skuadrat e shpëtimit: "Distanca më e largët do të thotë edhe se do të ketë më pak mjete shpëtimi. Kur në vështirësi janë jo një, por më tepër anije dhe barkat e shpejta çojnë pasagjerët e një barke tjetër në Porto Empedocle në Sicili, atëherë të tjerët do të lihen në dorë të fatit.”
Përveç kësaj është e paqartë se çfarë do të ndodhë, kur, siç ka ndodhur shpesh, një anije do të mbërrijë në Lampedusa.
"Ky urdhër i ministrit të transportit është i paqartë, në të thuhet vetëm se Lampedusa nuk është port i sigurtë për shpëtimin në det. Sepse në qoftë se një anije me refugjatë zbarkon në ishull, çfarë ndodh atëherë? A u thuhet atyre se duhet të udhëtojnë edhe shtatë orë, me të gjitha rreziqet?"

Boldrini kërkon që kampi i Lampeduzës të ndërtohet sa më parë

Distanca më e largët do të thotë edhe se do të ketë më pak mjete shpëtimi.

Distanca më e largët do të thotë edhe se do të ketë më pak mjete shpëtimi.

Përveç kësaj ajo thotë se ishte e qartë se diçka e tillë do të ndodhte. Në vitin 2009 ka patur të njëjtat probleme, një kryengitje dhe zjarr në kampin e grumbullimit të refugjatëve. Edhe atëherë ai ishte i mbushur prej javësh me tunizianë që do të dëboheshin. Dikur situata eskaloi, të burgosurit dogjën dyshekët, disa ndërtesa u dogjën. Edhe për këtë arsye zëdhënësja e UNHCR-së shprehet me tone kritike në drejtim të qeverisë italiane:
"Komisariati i lartë për refugjatë i OKB-së një javë para djegies së kampit nxori një deklaratë për shtyp, pasi i kishte shkruar më parë letra të panumërta qeverisë italiane. Duke e paralajmëruar që tensioni në kamp po eskalon, që atmosfera është shumë e keqe, që ka njerëz, që kanë plagosur veten, që ka vazhdimisht përpjekje për t'u arratisur dhe greva urie dhe migrantët të dërgohen sa më parë në kampe të tjera., para se të jetë vonë. Por asgjë nuk ndodhi, i mbajtën 1.200 tunizianë të mbyllur në një kamp, i cili ka vend vetëm për 850 vetë. Kjo çoi në vënien e zjarrit dhe në përleshjet me policinë. E gjitha kjo do të kishte qenë e evitueshme."

Edhe në të ardhmen do të këtë refugjatë në detin Mesdhe

Por udhëtimi i tyre në det do të bëhej më i rrezikshëm, në qoftë se qeveria italiane nuk ndryshon qëndrim.

Taranto, Migration emergency, Arrival at the naval base Mar Grande of the migrants transfered from Lampedusa on board of the boat Catania from the fleet Grimaldi Für Projekt : Destination Europe

Flüchtlinge aus Tunesien - Mangelnde Perspektiven und große Träume

"Edhe një herë pyes veten, kush e merr pergjegjësinë, në qoftë se ka të vdekur, kur vijnë pyetjet, se përse njerëzit në Lampeduza nuk u ndihmuan. Vitet e fundit ne kemi parë, se sa njerëz i falenderohen Lampeduzës për jetën e tyre. Kush do ta marrë atëherë përgjegjësinë?"

Lega Nord, partneri populist i djathtë, racist i Silvio Berlusconit mund të bëjë tani çfarë të dojë me kryeministrin e tronditur nga skandalet seksuale, sepse ai pa to nuk ka shumicën. Kjo vihet re ndër të tjera në politikën për refugjatë të vendit të G 8 Italisë, për të cilin mund të thuash: nuk ekziston.

Autor: Stefan Troendle/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj