1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përshtypjet nga Kosova janë të përziera

Intervistë me Winfried Nachtwei, partia e Të Gjelbërve në Gjermani. Ai ishte javën e kaluar në Kosovë së bashku me një delegacion të grupit parlamentar për çështje të mbrojtjes.

default

Winfried Nachtwei

DW: Zoti Nachtwei, ju sapo u kthyet nga Kosova, cilat janë përshtypjet tuaja?

Nachtwei: Përshtypjet janë të përziera. Nga njëra anë, pala shqiptare mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës u soll me shumë mençuri. Ata arritën ta shmangin çdo lloj ndjenjë triumfuese në valën e gëzimit për këtë ngjarje, por nga ana tjetër, demonstratat e dhunshme në veri dolën që ishin më shqetësuese se ç'na kishin informuar mediet.

DW: Ashtu siç doli në pah edhe nga këto ngjarje, kufiri mes veriut dhe pjesës tjetër sa vjen e bëhet më i madh. A mendoni se kjo ndarje faktike dikur do të ketë nevojë për legalizim?

Nachtwei: Është e vërtetë që ekziston një kufi real mes veriut dhe pjesës më të madhe të Kosovës, ku në anën e serbëve po ndërtohen struktura paralele, pastaj në pjesën tjetër të Kosovës ka edhe disa enklava, ku është e vërtetë që nxiten strukturat paralele. Por na thanë, që ka edhe një lloj jetese përkrah kosovarëve. Më shumë nuk mund të kërkosh tani, mbas historisë së dhunshme mes dy etnive. Ne kemi të vështirë të kuptojmë, se kush ka interes të ndajë Kosovën, apo ndoshta dikush kërkon vetëm ta sabotojë procesin e pavarësimit. Sepse ndarja nuk do të sillte asgjë për serbët që jetojnë jashtë enklavave. Çdo të ndodhte me ta? A do të ishin në gjendje ata në veri, që t'i pranonin të gjithë këta. Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t'u përgjigjur, mendoj unë.

DW: Çfarë do t'i këshillonit kreut kosovar në këtë periudhë?

Nachtwei: Është e rëndësishme, që të vazhdohet kursi i muajve të mëparshëm: Kjo do të thotë, që të mos bëhen pre e provokimeve. Një datë e rëndësishme është 15 qershori. Lind pyetja si duhet të reagojnë palët, ajo kosovare, serbe, ajo ndërkombëtare. Por pala kosovare është shumë e vetëdijshme për atë, se nga mënyra se si do të sillet ajo varet edhe reputacioni ndërkombëtar dhe procesi i njohjes gjatë muajve të ardhshëm.

DW: Një datë tjetër është fundi i qershorit, ku është parashikuar që UNMIK-u të largohet nga Kosova? Mendoni se kjo datë do të mund të respektohet?

Nachtwei: Unë guxoj vetëm të them që duhet të ndodhë deri brenda kësaj date. Sa e mundshme është kjo, kjo varet nga ngjarjet aktuale. Dorëzimi i detyrës tek EULEX-i sigurisht që vështirësohet me problemet e shumta në kalimin e katastrave, infrastrukturës, nga Unmik-u tek Eulex-i, por problemi më i madh është se si mund të hyjë EULEX-i në Kosovë, nga pala serbe dëgjohet që ky mision është ilegal, pra nuk dihet se si do të mund të ndodhë kjo. Është e paimagjinueshme që Eulex-i të punojë në veri nën mbrojtjen e KFOR-it. Kjo do ta çonte misionin në një absurditet.

DW: Cila është zgjidhja që propozoni ju?

Nachtwei: Do të ishte vendimtare që qeveria serbe në tërësi, ta pranojnë që për një rrugë tjetër të Kosovës dhe të gjithë Ballaknit, pa dhunë është e rëndësishme, që EuLexi, të punojë siç duhet. EULEX-i është një parakusht i nevojshëm për një zhvillim normal në Kosovë.

DW: Kjo do të thotë tërthorazi që ato të pranojnë pavarësinë e Kosovës?

Nachtwei: Këto dy vende nuk ka nevojë ta përshëndesin Eulex-in por të paktën t'u japin sinjal njerzve në rajon, pranojeni, tolerojeni, kjo do të ishte mjaft.

DW: Cila është përshtypja juaj, edhe për sa kohë do të qëndrojnë ushtarët gjermanë në Kosovë?

Nachtwei: Le të nisemi nga rasti më i mirë: Nëse EULEX-i do të jetë në gjendje të punojë në Veri dhe ashtu siç duhet, atëherë edhe KFOR-i do të duhet të reduktohet me kalimin e kohës.

  • Data 08.04.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/De5N
  • Data 08.04.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/De5N