1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përse treni doli nga shinat?

Hetimet për daljen nga shina të trenit ICE në Këln, në qendër të shtypit gjerman.

default

Tren i shpejtësisë së lartë

Pas aksidentit të trenit ICE në Këln nuk është akoma e qartë, se përse treni doli nga shinat. Kryeprokurori i Këlnit Günther Feld pohoi të shtunën se një punonjës i hekurudhave kishte tërhequr frenin e alarmit pasi kishte parë që nën vagon mbi shina vareshin pjesë metalike.

"Neue Presse" në Hanover shkruan: Sikur në Këln dhjetë vjet pas katastrofës së Eshedesë të kishte ndodhur sërish një katastrofë tjetër e trenit të shpejtësisë së lartë, hekurudhat duhej të merrnin valixhet. Me pasoja fatale. Sepse konkurrentët makina dhe avioni nuk janë as më të sigurtë dhe as e ndotin më pak ajrin. Sigurisht që rasti nuk duhet minimizuar. Shoqëria e hekurudhave ka tërhequr menjëherë 61 trenat e shpejtësisë së lartë për t´i kontrolluar, gjë që tregon se sa seriozisht e merr temën e sigurisë. Sepse një gjë është e qartë. Vetëm siguria krijon besim. vetëm kështu hekurudha mund të mbajë klientët e saj të vjetër dhe të fitojë të rinj.

"Këlner Stadtanzeiger" që del në Këln: Të gjithë trenat ICE po i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm. Kjo është aq e vetëkuptueshme, sa edhe e respektueshme dhe ndoshta i shërben edhe qetësimit të pasagjerëve. Megjithatë edhe aksioni i tërheqjes së trenave shkakton dyshime. Përse hekurudha nuk i tërhoqi trenat menjëherë nga qarkullimi? Si mundi të ndodhë që megjithë trenat janë kontrolluar, të thyhet papritur një bosht? A janë aq të mëdha intervalet e kontrolleve, ndoshta për arsye harxhimesh? Nuk do të ishte e hijshme të akuzoje hekurudhat se kursejnë, kur vjen puna për sigurinë. Aksidentet mund të ndodhin edhe me gjithë kujdesin e madh. Por katastrofa e trenit ICE në Eshede dhe katastrofat e trenave në Angli kanë treguar, se kjo kujdesje nuk është e pranishme gjithnjë. Prandaj është aq e rëndosishme, që hekurudha të fshijë cdo dyshim për sigurinë e trenave të saj.


"Augsburger Allgemeine" që del në Augsburg: Për fat të mirë aksidenti i serisë më moderne të trenave ICE në Këln nuk shkaktoi viktima. Por shija e keqe mbetet. Prandaj hetimet e prokurorisë dhe masat e sigurisë të shoqërisë së hekurudhave janë të domosdoshme. Vetëm kur të jenë fshirë të gjitha dyshimet për teknikën e tyre, trenat e sigurisë së lartë mund të vendosen përsëri mbi shina.Të frikëson edhe fakti se udhëtarët i kishin tërhequr më parë vemendjen personelit të trenit për zhurma të cuditshme, por ata nuk kishin ndërmarë gjë. Përgenjështrimet nga hekurudhat gjermane erdhën me shumë vrull. Me aq shumë vrull, sa që të ishin në gjendje të fshinin dyshimet për sjelljen e punonjësve.


  • Data 13.07.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbVN
  • Data 13.07.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbVN