1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përse Martin Schulz shkon në Itali?

Kandidati socialdemokrat për kancelar Martin Schulz viziton Italinë dhe do të njihet atje nga afër me gjendjen e refugjatëve. Njëkohësisht ai përpiqet ta sulmojë Angela Merkelin. Një plan me rrezik.

Martin Schulz, kandidati i partisë socialdemokrate (SPD) për kancelar dhe rivali i Angela Merkelit në fushatën elektorale, prej ditësh tërheq vëmendjen për njëkrizë të re të refugjatëve. Ai e kritikon kancelaren duke e thënë se Angela Merkel ajo nuk vepron. Rivali i kancelares në fushatën elektorale e ka përqendruar vëmendjen tek situata në Itali. Por sa keq është në të vërtetë gjendja në briogjet italiane të Mesdheut?

"Pavarësisht gjithë dinamikës Italia gjatë vitit në vazhdim është konfrontuar me të njëjtin numër refugjatësh si edhe Gjermania", theksoi të mërkurën (26.07) zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjatë një konference shtypi në Berlin. Konkretisht: Rreth 94.000 refugjatë kanë mbërritur, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendëshme, që nga fillimi i vitit në brigjet italiane të Mesdheut. Gjermania, sipas statistikave zyrtare, ka pritur 90.000 refugjatë në gjysmën e parë të vitit 2017.

Italien Catania Martin Schulz besucht Flüchtlinge (Reuters/A. Parrinello)

Martin Schulz duke biseduar me refugjatë në Catania

Zëdhënsi tha, se me këtë nuk do ta zbusë situatën. Por nëse u referohesh shifrave në pikun e krizës së refugjatëve, atëherë "shifrat aktualisht në Itali janë shumë më të ulëta". Në vitin 2015 ishin deri në një milionë refugjatë që erdhën në Gjermani.

Në garë me Merkelin

Schulz aktualisht e ka të vështirë. Ai rrezikon të dështojë në zgjedhjet parlamentare më 24 shtator - sipas sondazheve SPD-ja është sërish në pozitën si para efetktiSchulz, pra në kuotën historike më të ulët prej 25%. Nuk përjashtohet, që rezultati mund të jetë aq i dobët, sa edhe pozicioni i tij si kryetar i aprtisë të rrezikohet. Gjatë javëve të fundit ai është përpjekur të pozicionohet me nisma dhe tema dhe ta sulmojë CDU-në e Merkelit. Tri zgjedhje parlamentare të humbura në lande janë një barrë e rëndë për SPD-në dhe Schulz-in.

Në përpjekjen e tanishme, për t'u pozicionuar me tëmn e Italisë, Merkel i parapriu atij. Ajo telefonoi - ndonëse ishte me pushime - të mërkurën (26.07) me kryeministrin Paolo Gentiloni. Kancelarja i premtoi Romës mbështetje në përballimin e sfidave lidhur me migracionin, vuri në dukje zëdhënësja qeveritare Ulrike Demmer (26.07). "Kancelarja iu bashkua planit të mbështetur së fundi edhe nga Franca, që të forochen komunat në Libi përgjatë itinerarit të refugjatëve, në mënyrë që memasa të tilla t'u kundërvihen bizneseve të kontrabandistëve në këtë vend." Në gusht, pas pushimeve të verës, Merkel do tëkonsultohet edhe nje herë për gjendjen me UNHCR-në.

Ndihmë nga Gjermania për Italinë

"Udhëtimi në Itali i Martin Schulz është thjeshtë një turizëm në luftën elektorale", tha sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber (27.07) për gazetën "Passauer Neuen Presse". Schulz prej kohësh mund të kishte kontribuuar. Por përkundrazi, thotë Tauber, SPD-ja i ka bllokuar vendimet gjatë dhe "vazhdon ta bëjë këtë gjithmonë, kur është fjala përfshirjen e vendeve afrikano-veriore në lustën e vendeve të sigurta".

Italien Martin Schulz in Rom PK mit Ministerpräsident Paolo Gentiloni (Getty Images/AFP/T. Fabi)

Martin Schulz dhe kryeministri italian Paolo Gentiloni

Në fundjavë Schulz kërkoi një shpërndarje më të drejtë të refugjatëve në Europë. Konkretisht ai propozoi mbështetje financiare nga Brukseli për vendet e BE-së, nëse ato i pranojnë refugjatët. Por në fakt Italia nuk është lënë vetëm. Megjithatë Italia nuk i ka dalë, që në kuadër të programit europian për shpërndarjen e refugjatëve të ndërmjetësojë për numrin e refugjatëve të ofruar nga Gjermania, shkruan gazeta "Die ëelt". Nga 5520 vende të ofruara të programit "Relocation" 1499 syresh nuk janë shfrtëzuar. Së fundi Berlini i ofroi Romës që në vend të dy avioneve charter me kapacitet për deri në 500 vetë, të ofrojë edhe një të tretë për 750 refugjatë, që aplikojnë për azil.

Sidoqoftë sulmi i Schulz prek tek themra politike e Akilit të kancelares Merkel. Një rihapje e krizës së refugjatëve sërish do të forconte partinë radikale AfD, vota këto që do t'i kushtonin CDU-së së Merkelit. Pikërisht në vitin 2015 në valën e krizës dramatike të refugjatëve ndodhi që Merkel humbi pikë simpatie në popull. Edhe sikur tema të hapet sërish, Merkeli tashmë nuk ka mbetur kancelarja e "mirëseardhjes" si atëherë. Ajo ndërkohë është për një politikë të diferencuar dhe të struktururar për refugjatët.