1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përse evitohet në Gjermani partia politike e majtë Die Linke?

Partia gjermane Die Linke (E majta) po etablohet edhe në perëndim të vendit me qëndrimin e saj të majtë ndaj social-demokratëve. Suksesi i saj në lindje, mbetet i pacënuar. Jo të gjitha partitë gëzohen për suksesin e saj

Die Linke

Die Linke

Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, miliona antarë të partisë socialiste të RDGJ-së, SED, mbeten pa atdhe. Juristi Gregor Gysi, pati guximin të bënte një fillim të ri, duke krijuar së pari partinë gjermano-lindore të popullit, PDS-në (Partia e Socializmit Demokratik). Gysi nuk e kishte menduar kurrë se një ditë kjo parti do të kthehej në një parti të bashkuar të të gjithë majtistëve gjermanë, falë edhe antarësimit të politikanit të njohur Oscar Lafontane. Së bashku, ata ishin më të fortë.

Pas vitesh të tëra izolimi, partia e re Die Linke do të ushtrojë indirekt fuqi politike së shpejti edhe në perëndim të Gjermanisë, në landin Hesen, ku toleron një qeveri pakicash që përbëhet nga social-demokratët dhe të gjelbërit.

Por partitë e tjera politike kanë shfaqur ndërkohë mospëlqimin e tyre ndaj suksesit të të majtëve. Shefi i partisë social-demokrate Kurt Beck, ka deklaruar se partia e tij duhet të lëvizë më shumë drejt të majtëve, por sidoqoftë ai nuk e merr seriozisht partinë Die Linke.

Ndërkohë partitë konservatore CDU/CSU dhe fraksioni i liberalëve FDP, nuk pranojnë të bashkëpunojnë me këtë parti.

Shefi i FDP-së, Guido Westerwelle flet gjithmonë për "komunistët", kur përmend partinë e Gysi-t dhe Lafontaine-it. Westerwelle nuk e pranon mundësine se pas pothuajse 20 vitesh qysh prej rënies së murit, një parti ekstreme e majtë, mund të bëhet pjesë e normalitetit evropian:

"Ka vende të tjera evropiane me parti të djathta radikale. Ne e dimë vetë falë historisë sonë, që nuk mund të lejojmë në Gjermani parti të tilla. Historia jonë nuk mbaroi vetëm se kemi 18 vite që jemi bashkuar. Ne e kemi përjetuar në Gjermani diktaturën socialiste dhe e njohim mënyrën si vepron ajo."

Por vetë të majtët dhe Gregor Gysi nuk kanë më mirëkuptim përse duhet të akuzohen ende për të kaluarën e tyre. Madje Gysi vlerëson hapur faktin se pas rënies së sistemit socialsit në RDGJ, qindra përfaqësues të sistemit të dështuar, u bashkuan në një parti politike në Gjermaninë e bashkuar. Kur flet për të ardhmen e partisë së tij, Gregor Gysi mendon vetëm në dimensione evropiane:

"Procei i integrimit evropian do të na mbështesë në rrugën tonë. Por rëndësi ka ta dimë a mund të organizojmë në Evropë një parti të re e moderne të majtë të shekullit të 21-të? Unë besoj se mund ja arrijmë këtij qëllimi. Partia Die Linke ka pësuar një krizë të thellë qysh prej vitit 1999. Por ne po e përballojmë këtë krizë me sukses."

  • Data 07.03.2008
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DKoi
  • Data 07.03.2008
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DKoi