1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përse e bën këtë banka gjermane?

Shtypi gjerman i ditës për marrjen e Postbank nga Deutsche Bank

Deutsche Bank merr Postbank

Deutsche Bank merr Postbank

Der Neue Tag nga Vajdeni (Weiden)

Me marrjen e Postbank përplasen së bashku botë. Në njërën anë banka e investimeve, që sjell rrotën e madhe të së gjithë botës, ndërsa nga ana tjetër banka e verdhe, klientët e së cilës kërkojnë një xhirokonto të leverdishshme, një librezë kursimesh dhe një kredi të vogël apo financimin e ngritjes së një shtëpie. Shumë pak e parë nga këndvështrimi i bankës gjermane. Sepse kjo jo para shumë kohësh i pati nxjerrë jashtë klientët e saj të vegjël. Prej ketij niveli frankfurtasit duhet të largohen sa më parë.

"Bild-Zeitung"

Me marrjen e Postbank nga deutsche Bank krijohet një mega bankë me 30 milionë klientë në mbarë botën. Përse e bën këtë banka gjermane? Para disa vjetesh banka NR.1 në Gjermani donte ta shiste bisnezin me klientët privatë dhe të fitonte të holla vetëm me fuzionet e firmave dhe me biznese. Këto kohë kanë kaluar. Të gjitha bankat e kanë zbluar rrendësinë e klientëve privatë. Sepse klienti i vogël privat me kursimet e tij është përgjithmonë klienti më besnik, më i mirë dhe më i sigurtë. Prandaj për të ia vlen të luftosh, Këtë e ka kuptuar mirë edhe Deutsche Bank. Klientet mund të gëzohen dhe të zgjedhin. Sepse konkurrencën e ashpër të arkave të kursimit dhe të bankave mund ta fitojë vetëm ai, që ka këshillimin më të mirë dhe produktet më të mira.

  • Data 13.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHRL
  • Data 13.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHRL