1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përse duhet të kalojë përmes Tibetit pishtari olimpik ?

Protestat ndaj politikës së Kinës në Tibet dhe shanset e Berlusconit në zgjedhjet parlamentare në Itali

Presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar Jacques Rogge gjatë lojërave të shtata botërore në Duisburg.

Presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar Jacques Rogge gjatë lojërave të shtata botërore në Duisburg.

Pozicioni i IOC-së ndaj protestave protibetiane gjatë kalimit të pishtarit olimpik komentohet sot kështu nga gazeta "Tagesspiegel", që del në Berlin:

Dhënia e lojërave olimpike Pekinit ka qenë një simbol, që u argumentua me tentativën e Kinës për t´u hapur ndaj botës. Por nëqoftëse Kina vazhdon të keqpërdorë simbolet olimpike për propagandë dhe vazhdon të arrestojë opozitarët, të rrahë demonstruesit, të pengojë shtypin dhe të ashpërsojë regjimin e vizave, komiteti olimpik ndërkombëtar IOC duhet të protestojë më dukshëm se deri tani dhe të distancohet nga keqbërësit. Komiteti olimpik duhet të këmbëngulë edhe në paprekshmërinë e simboleve olimpike. Përse duhet që pishtari olimpik të kalojë patjetër përmes Tibetit, përse ndalimi i reklamës politike të vlejë vetëm për sportistët, dhe jo për funksionarët e Kinës? Pikërisht tani, katër muaj para hapjes, sfera e veprimit të IOC-së është ende e madhe, për të vënë nën presion regjimin duke e kritikuar hapur.

"Ostthüringer Zeitung" shkruan po për këtë temë:

Tani në IOC (komitetin olimpik ndërkombëtar ) diskutohet zgjidhja më e thjeshtë dhe e dëshpëruar, kapitullimi: heqja dorë nga vrapimet përreth botës për të çuar pishtarin olimpik. Zjarri olimpik ka marrë tani përmasa shumë më të mëdha, nga ç´është në të vërtetë funksioni i tij. Një simbol për mirëkuptimin në mes popujve, i cili nuk është i mundur, sikur qeveritë të mos respektojnë të drejtat e njeriut. Dhe që i tregon udhëheqjes së Kinës kufijtë. Se me gjithë pushtetin ekonomik dhe politik, me gjithë diktaturën në vendin e vet, ajo nuk mund ta shuajë protestën mbarëbotërore. Kështu që ky kalim i zjarrit olimpik është edhe një fanar për politikën e ardhshme të Kinës në botë.

"Die Zeit" në Hamburg shkruan lidhur me shanset e Berlusconit për të fituar zgjedhjet parlamentare në Itali që zhvillohen të dielën dhe të hënën: Megjithëse së fundi mundi të qeveriste pesë vjet rresht, një përjetësi për raportet italiane, Berlusconi ka dëshmuar në mënyrë impresionuese, se ai as nuk mund ta modernizojë dhe as nuk mund ta restaurojë vendin. Dhe megjtihëse si sipërmarrës i madh dukej sikur ishte i predestinuar për këtë. Në vend të kësaj ai ka grumbulluar afera personale dhe publike, që në botën perëndimore është e pashëmbullt. Tani njeriu pyet veten: Çfarë ka ngjarë me italianët aq shejtanë dhe skeptikë, që në bazë të të gjitha anketimeve deri tani duan t´ia lënë në dorë këtij sharlatani pushtetin në vendin e tyre të bukur?

  • Data 10.04.2008
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df8U
  • Data 10.04.2008
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df8U