1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përse duhet PD t´u përmbahet rregullave të saj

Barack Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale në Misisipi dhe është në avantazh përsa i përket numrit të delegatëve të fituar deri tani. Gara për nominimin e kandidatit për president vazhdon dhe po kthehet në dilemë

Obama në Mississippi

Obama në Mississippi

Ndoshta asnjëri nga kandidatët nuk do ta arrijë numrin e duhur të votave. Por problemi është i bërë vetë dhe që rregullat të ndryshohen në mes të lojës, kjo nuk mund të jetë zgjidhja.

E gjitha ka filluar me garën e pakuptimtë të shteteve federale amerikane për vendet e para në votimet paraelektorale. Michigan und Florida i patën vënë afatet para së ashtuquajturës "Super Tuesday", duke i rënë ndesh kështu rregullave të partisë. Kështu tek demokratët u tha se delegatët nga të dyja shtetet nuk kanë të drejtë votimi në kongresin e nominimit. Gabimi i parë ishte se republikanët gjetën një zgjidhje me inteligjente. Ata e gjysmuan numrin e delegatëve me të drejtë vote për këto dy shtete federale. Kështu kandidatët republikanë mundën të hyjnë në fushatën zgjedhore dhe zgjedhëset e zgjedhësit e tyre e dinin se vota e tyre vlen.

Megjithë dënimin nga partia demokrate Michigani dhe Florida nuk lëvizën nga data e parë. Gabimi i dytë është se ata donin të mbanin më mirë një "konkurs bukurie", se sa të rrezikonin votimin e vlefshëm në një moment, kur fituesi tashmë dihej.

Kandidatët demokratë ranë dakord, që të mos bënin fushatë zgjedhore në Florida und Michigan dhe Barack Obama dhe John Edwards as që u regjistruan në fletët e votimit në Michigan. Zgjedhësit ndenjën në shtëpi ose protestuan, duke kryqëzuar fjalën "neutral". Hillary Clinton luajti një lojë jo të bukur, festoi "fitoret" e saj dhe deklaroi, se do të kujdeset, që delegatët e të dy shteteve të marrin të drejtën e votës.

Dhe demokratët diskutojnë tani, në se do të mundësojnë këtë. Gabimi i tretë është se këtu nuk luan rol se si do të arrihet kjo. Mendohet psh që të votohet sërish ose të shpërndahen në mënyrë të barabartë votat e delegatëve pavarësisht nga rezultatet. Por të djya do të kishin vënë në pikëpyetje besueshmërinë e udhëheqjes së partisë. Në zgjedhjet e ardhshme mund të shkelen pa problem rregullat. Dhe zgjedhësit, që shkuan në kutitë e votimit të ndërgjegjshëm për rregullat, apo që qëndruan në shtëpi mbahen për budallenj.

Zgjidhja qëndron tek të ashtuquajturit superdelegatët, sado jodemokratik të jetë ky institucion. Por ata mund t´i japin votat kandidatit, apo kandidates drejtuese, që do ta cojë atë qoftë burrë apo grua pertej kufirit magjik të 2025 votave. Superdelegatët nuk duhet të bëjnë gabimin, që ta kthejnë rezultatin në të kundertën e tij. Që tani po shtohet refuzimi ndaj përkrahësve të Clintonit dhe Obamës.

Të shpallësh humbësin për fitimtar, kjo do të zemëronte shumë përkrahës të kampit tjetër dhe do të largonte shumë zgjedhës demokratë. Por këtë demokratët nuk mund ta bëjnë. Sepse nuk është ende e qartë, nëse do t´i fitojnë zgjedhjet kundër John McCain në nëntor.

  • Data 12.03.2008
  • Autor Kristina Bergmann / (DW) Washington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNU5
  • Data 12.03.2008
  • Autor Kristina Bergmann / (DW) Washington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNU5