1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përplasje mes policisë dhe protestuesve të Vetëvendosjes në Kosovë

Policia e Kosovës shpërndau me gaz lotsjellës protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosja në Podujevë, jo larg pikës kufitare me Serbinë. Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes, policia ka arrestuar dhjetra aktivistë të saj.

Protestuesit kishin qëllim të bllokojnë pikën kufitare me Serbinë në Merdare, por policia nuk i lejoi ata që të vazhdojnë më tutje duke i ndaluar në udhëkryqin ndërmjet Podujevës dhe Merdares. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Deutsche Welle-s se, policia ka arrestuar 14 aktivistë të Vetvendosjes. Pasi protestuasit kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta janë lënduar 10 punonjës të policisë. Sipas zëdhënësit Kelani, policia ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që dy pikat kufitare me Serbinë të jenë të lira për qarkullim.

Kreu i Vetëvendosjes bën thirrje për protestë të qetë

Kosovo Albin Kurti Opposition

Albin Kurti, kryetar i partisë "Vetëvendosja"

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përpara se të ndërhynte policia u kishte bërë thirrje aktivistëve të tij, që të protestojnë të qetë kundër, siç thotë ai: 'moszbatimit të mocionit të Kuvendit të Kosovës për për reciprocitet me Serbinë.' "Me bllokimin e rrugës nga Policia e Kosovës, Qeveria e Kosovës po bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në territorin e Kosovës, ndërsa po lejon qarkullimin e veturave dhe të mallrave serbe për në Kosovë", tha Albin Kurti. Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosja, thonë se policia e Kosovës ndaloi në kufirin me Shqipërinë në Morinë, dy autobusë nga Shqipëria me përkrahës të Vetëvendosjes që duan t'i bashkohen protestës."Mbështesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ardhur nga Shqipëria, janë ndaluar në kufirin e Morinës nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi. Poashtu, mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosja, duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Në Podujevë mbizotëron situatë e tensionuar, protesteusit vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të qytetit paravëisht ndërhyrjes së policisë. Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, në pikën kufitare me Serbinë te Dheu i Bardhë, situata është e qetë. "Vërehen turma njerëzish, që kanë ardhur nga rajone të ndryshme të Kosovës për të përkrahur protestën e lëvizjes Vetëvendosja, por ata tani për tani janë të qetë", i tha Deutsche Welle-s, Baki Kelani. Policia e Kosovës, qysh në mëngjes ka ndërmarë të gjitha masat duke vendosur pika kontrolli përgjatë dy rrugëve që çojnë në pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dheu i Bardhë. Sipas një njoftimi të policisë, aktivistët e Vetëvendosjes janë paralajmëruar, se nuk do të lejohen t'u afrohen pikave kufitare.

Autor: Bekim Shehu

Redaktioi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM