1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përpjekje për të rrëzuar Gordon Brownin

Për shefin e laburistëve Gordon Brown kjo javë do të ishte një nga më të rëndësishmet në karrierën e tij politike. Prej muajsh partia e kryeministrit britanik humbet ndaj opozitës.

Gordon Brown

Gordon Brown

Në fundjavë ajo mbeti rreth 20 përqind pas konservatorëve (13/14.9.) Rreth një javë para kongresit vendimtar (21.9.), që duhet t´i japë hov të ri partisë laburiste, edhe anëtarët e partisë laburiste po kontribuojnë për ta larguar kryetarin e tyre. Për herë të parë tani disa prej tyre njëri pas tjetrit kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Fillimisht ishin ata, që rrinin në rradhët e fundit dhe ata, që e kishin konsideruar paraardhësin Blair si kryetarin më të mirë të partisë, një duzinë deri të dielën në mbremje (14.9.). Por ndër ta janë tani edhe disa emra të njohur si Joan Ryan, e cila humbi për këtë arsye postin e zëvendeskryetares së partisë dhe ish sekretarja e shtetit në ministrinë e brendshme, Fiona Mactaggart.

"Unë dëshiroj një konkurs për postin e kryetarit të partisë, sepse në këto momente partia nuk e kupton se si duhet ta drejtojë vendin si duhet. Dikujt tjetër duhet t´i jepet shansi për ta marrë përsipër këtë. Para një viti, kur Brown mori drejtimin e partisë, u shmang një diskutim i tillë. Kjo gjë tani hakmerret dhe njerëzit sot duket se nuk e dinë më se çfarë përfaqëson sot partia laburiste. Secili, që mendon se mund ta bëjë më mirë, duhet të paraqitet tani."

Në fundjavë disa anëtarë të kabinetit mbështetën në mënyrë pak a shumë bindëse Gordon Brownin, ndër ta edhe ministri i ambjentit dhe ai i ekonomisë, si dhe shefi i fraksionit në dhomën e poshtme të parlamentit. Megjithatë pritet, që të paraqiten kritikë të tjerë. 45 janë të njohur, thuhet nga qarqet partiake. Por ata duhet të jenë 71, për ta rrëzuar kryetarin e laburistëve dhe ata duhet të kenë rënë të gjithë për një pasardhës. Deri tani nuk ka një kandidat të tillë, së paku akoma jo në opinionin publik. Disa mendojnë, se ministri i drejtësisë Jack Straw duhet të marrë kryesinë, të tjerë duan ministrin e shëndetësisë Alan Johnson, por edhe ministri i jashtëm David Milibend përmendet shpesh. Por të dielën ai u vu në mënyrë demonstrative në mbështetje të Gordon Brown-it.

"Unë pres, që Gordon ta udhëheqë partinë në fushatën e ardhshme zgjedhore. Dhe unë dua ta mbështes atë në këto kohë të vështira për vendin."

Kështu me gjithë pakënaqësinë me kryesinë e partisë, është e vështirë të sajohet një mundësi tjetër krahas Brown-it. Tërheqës ky post nuk është për shkak të rezultateve të këqija të anketimeve. Të martën (17.9.), kur të mblidhet kryesia ekzekutive e partisë laburiste, mund të vendoset në se në kongresin në Manchester në fundjavën e ardhshme do të ketë me të vertetë një diskutim për udhëheqjen e partisë dhe ndoshta një revoltë kundër Brown-it.

  • Data 15.09.2008
  • Autor Gabriele Heuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIPi
  • Data 15.09.2008
  • Autor Gabriele Heuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIPi