1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përpjekje për mirëkuptim në samitin BE-Rusi

Edhe pse palët kishin mendime të ndryshme, në takim pati edhe përpjekje të kujdesshme për afrim. Vladimir Putin tha se për të nuk ka rëndësi se kush është në pushtet në Ukrainë.

Pas mosmarrëveshjeve të ashpra lidhur me orientimin perëndimor të Ukrainës Rusia dhe Bashkimi Evropian po fillojnë të gjejnë sërish pika të përbashkëta. Ekspertë nga të dy palët duhet të sqarojë keqkuptimet në lidhje me pasojat ekonomike të marrëveshjes së partneritetit të BE-së me republikat ish-sovjetike si Ukraina apo Gjeorgjia. Për këtë ranë dakord të martën në Bruksel presidenti rus Vladimir Putin me Presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso.

Presidenti Putin siguroi se kreda ruse prej 15 miliardë dollarësh që iu akordua në dhjetor presidentiu ukrainas Viktor Janukoviç nuk do të vihet diskutim në rast të një ndryshimi të pushtetit në Kiev.

"Ne nuk do ta prapësojmë kredinë nëse opozita vjen në pushtet," tha Putini përpara gazetarëve. Për ne është e rëndësishme që të jemi të sigurt se kredia do të shlyhet, tha Putin duke shtuar: "Për ne është e rëndësishme politika ekonomike që ndjek një qeveri, pavarësisht se ç'qeveri është. Ne do të flasiml me çdo qeveri në Ukrainë."

Edhe marrëveshja me Viktor Janukoviçin për uljen e çmimit të gazit nuk kishte të bënte ""aspak me dëshirën për të mbështetur një qeveri të përcaktuar, por me dëshirën për të ndihmuar qytetarët e thjeshtë të Ukrainës, tha Putini. Ai theksoi se Moska kishte zhvilluar dikur një "dialog konstruktiv" edhe me ish-kryeministren Julia Timoshenko, e cila tani gjendet në burg.

Putini tha se është skeptik në lidhje me çështjen nëse Ukraina ka nevojë për ndërmjetës. "Sa më shumë ndërmjetës, aq më shumë probleme ka." - tha Putin. Moska të respektojë vendimet e popullit të Ukrainës: "Ne nuk do të përzihemi."

Dallime në mendime

José Manuel Barroso tha se diskutimet me Putin ishin "të hapura dhe të sinqerta", fjalë që në gjuhën diplomatike janë një eufemizëm për dallimet në mendime. Kurse Van Rompuy tha "Në marrëveshjen tonë të partneritetit mund të ketë interpretime të ndryshme dhe keqkuptime." Duke shtuar se marrëveshjet e BEs-ë me vende të tilla si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina janë "plotësisht në përputhje" me marrëveshjet ekzistuese tregtare me Rusinë. Kursi Putini tha se "Ne nuk i kuptojmë gjërat gjithmonë në të njëjtën mënyrë si evropianët."

Projekti i Partneritetit Lindor

Rusia po përpiqet prej vitesh për të krijuar një bashkim doganor me ish-republikat sovjetike. Në një rast të tillë mes tyre do të bien barrierat tregtare. "Partneriteti ynë Lindor nuk i prek lidhjet ekonomike, tregtare, sociale, njerëzore dhe kulturore e Rusisë me shumë nga fqinjët tanë të përbashkët," tha Van Rompuy duke e qetësuar presidentin rus. Ai përdori një ton më pak të ashpër nga ai në samitin e BE-së për Partneritetit Lindor në nëntor në Vilnë. Me Partneritetin Lindor, të filluar në vitin 2009, BE-ja dëshiron t'u japë fqinjëve të saj në lindje të kontinentit një perspektivë perëndimore.

Thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Ukrainë

Barroso dhe Van Rompuy bënë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Ukrainë. "Unë mendoj se është në interes të BE-së dhe Rusisë për të kontribuar në stabilizimin e situatës mbi bazën e sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut," tha Barroso. "Ne duhet të shkëputemi prej mendimit se fitorja e njërit duhet të jetë humbje për tjetrin." Van Rompuy tha se nuk është çështje e BE-së që të kërkojë zgjedhje të parakohshme në Ukrainë, këtë duhet ta vendosin ukrainasit vetë. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton u nis menjëherë pas samitit për në Kiev.

Samiti i ardhshëm i BE-Rusi u ra dakord të mbahet më 3 qershor në Soçi, pak para takimit të G8.