1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përpjekja e fundit në krizën e refugjatëve

Meqenëse Austria u shkëput në çështjen e refugjatëve nga kancelarja, Angela Merkel mund të shpresojë tani vetëm te Turqia, mendon Barbara Wessel.

Angela Merkelit i ka mbetur tani vetëm një mundësi për ta shpëtuar idenë e saj për një zgjidhje evropiane për krizën e refugjatëve, dhe për këtë i duhet pikërisht Turqia. Vetëm po të premtojë Ankaraja në mars se do t'i plotësojë kërkesat e BE dhe se do t'i frenojë refugjatët më e vonta në territorin e saj, vetëm atëherë mund të ngadalësohet vërshimi dhe të mbetet një shpresë për unitet. Kjo është një strategji i rrezikshme, sepse midis fundjavës së takimit të nivelit të lartë të BE dhe mini-takimit të nivelit të lartë me Turqinë pas dy javësh mund të ndodhin shumë gjëra. Dy javë në politikën turke kanë filluar të duken kohë e gjatë.

Po të dështojë Merkeli, dështon Evropa

Megjithatë, të gjithë ata që kanë vënë tellallin se Kancelarja gjermane dështoi me politikën e saj të refugjatëve, do të bënin mirë t'i përgjigjeshin më parë pyetjes: çfarë i kishte mbetur asaj tjetër për të bërë? Asnjëri nga super të mençurit, që e dinte që vjeshtën e kaluar se politika e Kancelares vetëm mund të dështonte e parashikoi vjeshtën e kaluar se BE do të dështonte në këtë masë tek vetvetja. BE tregohet pa asnjë lloj solidariteti dhe para së gjithash humanizmi. Dhe pamjet ki shihen blloqe të mëdha betoni, me të cilat Turqia po mbyll kufirin përballë të dëshpëruarve në anën siriane, janë me të vërtetë shokuese. Kjo ishte ajo që kishin parasysh, kur u kërkua një ngadalësim ose një fund i vërshimit të refugjatëve?

Angela Merkel përpiqet tani të shpëtojë atë që mund të shpëtohet. Idenë e asaj që ka mbetur nga uniteti i Evropës. Por ishte qeveria e Vjenës që i tregoi asaj së fundi se ç'pamje mund të ketë egoizmi nacional. Me paturpësi ecte vërdallë nëpër takimin e nivelit të lartë të BE Kancelari austriak Werner Fayman dhe mbronte kufirin e tij maksimal për refugjatët: për të është arritur fundi për këtë vit. Të gjithë të tjerët që do të vijnë ai do t'i përcjellë për në Gjermani. Me këtë ai e qëllon direkt në shpinë Angela Merkelin, e cila e kishte parë deri tani si aleat. E njëjta gjë mund të thuhet për planet e shteteve lindore, për të mbyllur kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Vjenës kjo i duket fare në rregull. Dhe shtetet e Vishegradit ndjekin gjithsesi vetëm politikën vetjake egoiste. Vetëm kur Italia e kërcënoi hungarezin Viktor Orban se në të ardhmen do t'ia shkurtonte paratë nga arka e BE, u shqetësua ai dhe protestoi kundër "shantazhit" të këtij lloji.

Barbara Wesel

Barbara Wesel

Nuk ka plan C

E gjitha kjo është disfatë, fatkeqe dhe që duhet kritikuar. Por këtu nuk bëhet fjalë për lojëra politike. Fakti që secili në Evropë sheh vetëm interesin e tij pengon që t'u ndihmohet me efikasitet refugjatëve. Edhe Greqia jep kontributin e saj jo pozitiv në këtë gjendje. Sipas zakoneve të sprovuara, Athina e zvarriti në atë pikë ndërtimin e qendrave të regjistrimit dhe të kampeve të tranzitit, deri sa u bë gati shumë vonë. Pastaj Alexis Tsipras kërkoi premtime nga shtetet e tjera, se do t'i mbajnë kufijtë hapur të paktën deri në takimin e Turqisë.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, Kancelarja ka vetëm një shans: ajo duhet të vazhdojë me kryeneçësi atë që ka nisur. Pas planit B nuk ka më një plan C. Mundësia e dështimit është e madhe. Por kur bëhet fjalë për Evropën ose për krizën e refugjatëve, duket se kemi të bëjmë me rastin e rrallë, ku mund të thuash me të drejtë: nuk ka alternativë.