1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përparime të mundimshme - Kriza në Ukrainë

Takimi i pestë i ministrave të jashtën në Berlin ishte shumë intensiv. Ministrat e Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kërkojnë respektimin e armëpushimit dhe realizimin e marrëveshjeve.

Dita e re kishte filluar, kur ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier doli para gazetarëve. Pas katër orë diskutimesh "intensive" me kolegët e tij Pavlo Klimkin (Ukrainë), Sergej Lavrov (Rusi) dhe Laurent Fabius (Francë) ai bëri të ditur se ky ka qenë kohë pas kohe "një debat shumë kontrovers". Steinmeier në Berlin tha se në krizën e Ukrainës "nuk është asgjë e thjeshtë". Mosmarrëveshjet mes Kievit dhe Moskës janë thelluar sërish.

Por nuk ka ndonjë alternativë për marrëveshjen Minskut, theksoi ministri i Jashtëm gjerman. Duhet të sigurohet marrëveshja për armëpushim. Ata kanë bërë thirrje së bashku për ndërprerjen e luftimeve që kanë rishpërthyer. Ndërkohë që duhet të tëhiqen edhe armatimet e rënda. Kjo ka qenë edhe pjesë e marrëveshjes së Minskut. "Është shumë me rëndësi që të vazhdojë zbatimi i saj", tha Steinmeier. Obkektivi i radhës është shkëmbimi i të burgosurve.

Steinmeier shpreson shumë që katër grupet e punës që do të krijohen do të sjellin rezultate në aspektin humanitar. Të domosdoshme janë edhe përparimet në ekonomi dhe infrastrukturë, si dhe organiizmi i zgjedhjeve në Lindje të vendit brenda këtij viti. Të gjithë e kanë të qartë se është një rrugë e gjatë përpara.

OSBE kritikon palët në konflikt

Bisedimet e fundit kanë qenë të pestat në Berlin, me ftesën e ministrit të Jashtëm gjerman. Takimi i fundit është mbajtur më 21 janar, tre javë para samitit të kryeministrave dhe presidentëve në Minsk. OSBE kritikon palët për mosrespektimin e marrëveshjes. Javën e kaluar ka pasur edhe aksione për frikësimin e vëzhguesve të OSBE-së atje. Rreth 400 vëzhguesit ndërkombëtar po pengohen nga të dy palët - si nga rebelët rusë, ashtu edhe nga forcat ukrainase.

Kriza në Ukrainë do të jetë këtë të martë (14.04) temë debati edhe në samitin e ministrave të Jashtëm të grupit G7 në Lübeck. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme thotë se ata duhet të kenë një qendrim unik për këtë krizë. Pjesëmarrësit janë të mendimit se do ta do arrijnë së bashku këtë pozicion, së bashku me të Ngarkuarën e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.