1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përparim me Prishtinën – Regres me Zagrebin

Ndërkohë që marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë duke u përmirësuar, gjërat mes Beogradit dhe Zagrebit janë duke shkuar në drejtim negativ, thotë kryeministri serb Ivica Daçiq.

Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka kontribuar dukshëm në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve, deklaroi kryeministri serb Ivica Daçiq në konferencën mbi Ballkanin Perëndimor të organizuar në Bruksel. Kryeministri serb thotë se në dialogun politik deri tani është diskutuar për ndryshimet e marrëveshjeve tashmë të arritura, ndërkohë që vitin e ardhshëm në plan është të bisedohet edhe për çështjet politike. Duke theksuar nevojën e arritjes së një marrëveshjeje, që do të mundësonte një paqe të qëndrueshme, duke respektuar interesat legjitime të serbëve dhe të shqiptarëve, Daçiq shtoi: “Serbia është e gatshme për të biseduar për një zgjidhje të përhershme të çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Ne nuk mund të presim që për këtë çështje të kemi mendime të njëjta, por nuk do të ishte korrekte ndaj pasaradhësve tanë, që atyre t'ua lëmë ta zgjidhin këtë çështje. Prandaj, ne propozojmë që të gjitha çështjet e pazgjidhura të zgjidhen nëpërmjet dialogut me praninë e BE-së dhe sigurisht të OKB-së.”

Në foto: Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq

Në foto: Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq


Serbia në “situatë të veçantë”

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendi i tij nuk është në të njëjtën situatë, siç ishin vendet e tjera, që janë pranuar në BE dhe çështja e Kosovës e ka vendosur atë në një "situatë të veçantë." Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Prishtinën është diçka e „vetëkuptueshme“ për BE-në, vlerëson Daçiq, duke shtuar se është e pamundur, që vetëm në bazë të saj të arrihet një hap i rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian.

Megjithëse ai thotë se dëshira e tij është që Serbia sa më shpejt të jetë e mundur të ketë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, Daçiq vlerëson: "Në këtë fazë çështja më e rëndësishme për ne është, që ne të marrim një mendim pozitiv, i cili do të shërbente si bazë, që negociatat të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ky është qëllimi ynë dhe është realiste, që ai të realizohet në muajin mars ose qershor të vitit të ardhshëm."

Regres në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë?

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Duke folur në samitin vjetor politik evropian në Bruksel, i cili kishte si temë të saj përparimin e Ballkanit, kryeministri serb vlerësoi se vendimet e fundit të Tribunalit të Hagës, të cilin ai e cilësoi si një "turp për sistemin gjyqësor në botë", nuk i kontribuojnë procesit të pajtimit në Ballkan, por e kthejnë atë në vitet 90-të:

"Interesi i të gjithë neve është që të jetojmë në paqe. Por që paqja të jetë e qëndrueshme, ajo duhet të plotësojë interesat legjitime të të gjithë njerëzve, që jetojnë në Ballkan", tha Daçiq. Duke konstatuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë po zhvillohen në "drejtim negativ", Daçiq ka shtuar se ai personalisht është i gatshëm të bëjë gjithçka për hir të normalizimit të marrëdhënieve në Ballkan, por siç thotë ai, "kjo varet edhe nga të tjerët."