1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përpara me privatizimet! Greqia ndërron mendje

Agjencia e vlerësimit financiar, Fitch e sheh Greqinë në rrugën e përmirësimit. Procesi i privatizimeve po ecën mirë, edhe reduktimi i borxheve është shpresëdhënës, megjithatë mbetet ende shumë për të bërë.

Stelios Stavridis është një ekonomist liberal i shpallur. Biznesmen, kryetar  bordi në shumë firma të mëdha greke, politikan i një partie të vogël neoliberale, dhe mbi të gjitha këto një njeri që nuk i bën bisht përballjes. Njeriu i duhur mendoi edhe kryeministri, Antonis Samaras dhe e vuri atë në postin e autoritetit të privatizimit, TAIPED. Vetëm pak kohë pas marrjes së detyrës, Stavridis dorëzoi rezultatet e para: Për 652 milionë euro u shit një e treta e një biznesi kazinosh, OPAP, në pronësi shtetërore, tek një konsorcium greko-italiano-çek. Për ekonomistin kjo shitje tregon dy gjëra: "Dërgon sinjalin se ia kemi dalë të hedhim një hap përpara." Greqia ndodhet në krizë dhe mund të të tërheq investorë. "Por më i rëndësishëm është mesazhi i lidhur me të, se qeveria greke është e vendosur të vazhdojë rrugën e privatizimeve."

Stelios Stavridis drejton autoritetin grek të privatizimeve

Stelios Stavridis drejton autoritetin grek të privatizimeve

Kohë e gabuar për privatizimet?

Një ndërmarrje e tillë dështoi më parë për shkak të përfytyrimeve jorealiste. Fillimisht mendohej se privatizimet do të fusnin në arkat e shtetit deri në vitin 2015, 50 miliardë euro. Tani pretendimet janë ulur. Këtë vit mendohet të mblidhen 2,6 miliardë euro, vitin e ardhshëm shpresohen 1,9 miliardë dhe deri në vitin 2020 synohet të futen në arka 25 miliardë euro.

Shumë vetë në Greqi kanë dyshime nëse ky është momenti i përshtatshëm për privatizime. Kjo arsyetohet me atë që çmimet krahasuar me kohën para krizës kanë rënë 30-40%. Stelios Stavridis kundërpërgjigjet: "Nuk ka moment të gabuar. Greqia ka një milionë e gjysmë njerëz pa punë. Duhet të presim të vdesin këta njerëz deri sa të vijë momenti i duhur?" Ai pyet se si mund të lindë hovi ekonomik, kur dikush e lë të kalbet pasurinë e tij? "Jo është absolutisht momenti i duhur, sepse sahati ka rënë."

Me shtetin Stavridis lidh koncepte si "shpërdorim", "vjedhje". Prandaj për të është e rëndësishme që të privatizohet sa më shpejt. Përftimi nuk vjen vetëm nga shitja, por edhe nga vazhdimi i investimeve të blerësve, gjë që krijon vende pune.

Anijet futen në portin e Pireut

Anijet futen në portin e Pireut

Investorët e huaj - partnerë interesantë

Portet e Athinës, Pireut, aeroporti, ish-aeroporti, Helenikon, hotele, toka, godina, firma, hekurudha. Shumë oferta janë gati për t'u shitur apo marrë me qira. "Qëllimi ynë është që të marrim investorë të mëdhenj  nga Kina, Rusia, Europa, apo Amerika- Kjo na intereson. Përveç kësaj edhe grekët mund të luajnë rolin e tyre në kuadër të "Joint Ventures". Nuk duhet të harrohet që firmat nuk kanë mundësitë që kishin para gjashtë vitesh. Prandaj investorët grekë do të luajnë një rol më të vogël."

Para dy vitesh ide të tilla do ta kishin nxjerrë dikë jashtë lojës së politikës. Ai që do të guxonte të shprehte ide të tilla do të përballej me akuzën e shitjes së interesave kombëtare. Ndërkohë shitja e pronës shtetërore tek investorët e huaj është kthyer në politikë zyrtare të qeverisë greke. Stelios Stavridis ka kështu shansin që një ditë të bëhet hero.